-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

1 Prilli!

Më të lexuarat

Feja islame na e tërheq vërejtjen nga gënjeshtra në përgjithësi dhe e llogarit atë prej cilësive të kufrit (mosbesimit) dhe nifakut (dyfytyrësisë).

Allahu, subhanehu ue te’ala, në Kur’an thotë: “Vërtet, gënjeshtra trillojnë vetëm ata, që nuk u besojnë shpalljeve të Allahut; pikërisht ata janë gënjeshtarët e vërtetë.” (en-nahl, 105).

Allahu, subhanehu ue te’ala, po ashtu thotë: “Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar.”(Gafir, 28).

Muhammedi, alejhis-salatu ues-selam, ka thënë: “Cilësitë e dyfytyrëshit janë tri: kur flet gënjen, kur premton nuk e zbaton premtimin dhe kur i besohet tradhton.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

Gënjeshtra është moral i keq, nga ajo na e kanë tërhequr vërejtjen sheriatet (legjislacionet) e ndryshme. Se gënjeshtra është e keqe është pajtuar edhe arsyeja e shëndoshë, këtë e thonë madje edhe personalitetet më mendjendritur.

Edhe në sheriatin tonë na është tërhequr vërejtja nga rrena me ajete të Kur’anit, hadithe të Muhammedit, alejhis-salatu ues-selam, dhe me konsensus te dijetarëve muslimanë, e po ashtu gënjeshtra ka një përfundim të keq në këtë botë dhe në botën tjetër.

Islami nuk e ka lejuar gënjeshtrën pos në raste të caktuara si: në luftë, në pajtimin mes njerëzve dhe mes burrit e gruas.

Ndëshkimi i rrenës:

1. Dyfytyrësia (nifaku) në zemër.

Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “Prandaj, Ai (Allahu) ua lidhi hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin dhënë Allahut. Ata e kishin zakon gënjeshtrën.” (et-teube, 77).

2. Gënjeshtra udhëzon drejt të këqijave dhe zjarrit.

Ibën Mes’udi, radijAllahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Sinqeriteti është bamirësi ndërsa bamirësia shpie ne Xhennet. Vërtet njeriu do të vazhdojë të flasë drejt (të jetë i sinqertë në të folur) derisa të shkruhet tek Allahu si i sinqertë. Gënjeshtra është shthurje, ndërsa shthurja shpie në zjarr (Xhehennem). Njeriu do të vazhdojë te gënjejë derisa të shkruhet tek Allahu si gënjeshtar.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

3. Nuk i pranohet dëshmia.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ”Gjuha rrenacake është në pozitën e gjymtyrës së paralizuar, prej së cilës nuk ka dobi, bile edhe më keq se kaq, gjëja më e keqe te njeriu është gjuha rrenacake”.

4. Nxirja e fytyrës në këtë botë dhe në botën tjetër.

Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “Në Ditën e Kiametit do t’i shihni ata që kanë trilluar gënjeshtra për Allahun, me fytyra të nxira.” (Zumer, 60).

Rrena është posta e Kufrit (mosbesimit), ndërsa dyfytyrësia është udhërrëfyesi, mjeti, shoferi, zbukurimi dhe veshja e tij.

Pse gënjejnë njerëzit?

1. Ngase nuk kanë frikë nga Allahu.

2. Duke u përpjekur për të ndryshuar realitetet.

3. Për t’i mashtruar njerëzit.

4. Për t’ua tërhequr vëmendjen njerëzve me anë të tregimeve dhe njohurive të rreme.

5. Për shkak të mësimit me gënjeshtra qysh në fëmijëri.

6. Për shkak se e llogaritin atë prej “zgjuarsisë”.

Përgatiti: Valdet Kamberi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit