4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Të duash Allahun dhe të fitosh dashurinë e Tij

Më të lexuarat

Të duash Allahun dhe të fitosh dashurinë e Tij

Përktheu: Avni Xhemajli ( Ebuensarij)

Në parathënien e tij shejh Albani thotë:

“ Dije, vëlla musliman, se nuk është e mundur për askënd që të arrij tek ky stacion i dashurisë për Allahun dhe të dërguarin e Tij, salallahu alejhi we selem, veçse me Teuhidin e Allahut, të Vetmit i cili meriton adhurim, dhe në të veçuarit e pejgamberit, salallahu alejhi we selem  nga robërit e Allahut subhane we teala , në pasimin e veprave të tij. E kjo është si rrjedhojë e thënies së Allahut:

 “Ai që i bindet të dërguarit ( Muhamedit) i është bindur Allahut” [1]

dhe thënia e Tij:

“Thuaj (o Muhamed), Nëse e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua ( d.m.th pranoni Islamin, pasoni Kuranin dhe Sunetin), që Allahu t’ju dojë”  [2]

Dhe profeti, salallahu alejhi we selem ka thënë: “Jo, pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im, sikur Musai të ishte gjallë, nuk do kishte zgjidhje tjetër veçse të më pasonte mua.”[3]

Them: “Nëse dikush si Musai, të cilit Allahu i foli me fjalë ( pa ndermjetësues) nuk mund të ndjek rrugë tjetër nga ajo e profetit, salallahu alejhi we selem, atëherë a mundët që dikush tjetër ta bëjë këtë? pra, kjo është një nder dëshmitë më të qarta për obligimin e veçimit të profetit salallahu alejhi we selem për t’u pasuar, e që është edhe njëra nga kërkesat e shehadetit ( dëshmisë) …ene Muhameden resulullah ( Se Muhamedi është i Dërguari i Allahut)

Prandaj, Allahu i Madhërishëm, në ajetin e lartpërmendur, e bëri të qartë se pasimi i pejgamberit salallahu alejhi we selem bëhet dëshmi e dashurisë së Allahut për pasuesin. Dhe nuk ka kurrfarë dyshimi se ashtu siç thuhet në hadithin autentik Kudsij “Kë e do Allahu, Allahu është me të në çdo gjë” [4]

Vërtet All-llahu i Madhërishëm ka thënë: “robi im më afrohet me vepra të mira (nafile), derisa ta dua, e kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon; syri i tij me të cilin sheh; dora e tij me të cilën sulmon fuqishëm; këmba e tij me të cilën ec [5] I këtilli nëse më kërkon diç, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbrojë atë” [6]

Dhe nëse ky kujdes hyjnor është vetëm për robin e dashur të Allahut, është detyrë e çdo muslimani që t’i marrë shkaqet ta bejnë atë prej të dashurve të Tij, e kjo bëhet vetëm duke e pasuar të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi we selem dhe duke e bërë këtë, ai do të arrij kujdes të veçantë nga Mawala [7] e Tij, subhane we teala.

A nuk e sheh se nuk është e mundur t’i njohësh detyrat e obligueshme dhe t’i dallosh veprat vullnetare vetëm se duke e pasuar atë, salallahu alejhi we selem? Dhe më të vërtetë se nuk ka kurrfarë dyshimi se sa më shumë që muslimani ta mësoj dhe të dijë rreth jetës së të dërguarit të Allahut, salallahu alejhi we selem dhe të dijë rreth natyrës dhe cilësive të tij, dashuria për të do të jetë me e madhe, më e kuptueshme dhe më gjithëpërfshirëse në pasimin e rrugës së tij, salallahu alejhi we selem.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit