1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si të shërohem nga sihri ? Ja një mënyrë…

Më të lexuarat

Thotë Shejh Muhamed Arifi:

Më ka thënë një grua se ajo ka sihër (magji) dhe është betuar ai që i ka bërë sihër se ajo nuk do të mund të martohet kurrë .

Unë i thashë:
Unë kam ilaq por a do të bësh durim?Ajo tha:
Po do të bëjë durim.Unë i thashë:
Unë po të betohem në Allahun oj motër e imja se do të kesh shërim dhe do të martohesh edhe përkundër kurthës së sehirbërësit.

Ajo më tha:
Cili është ilaçi?

Unë i thashë:
‘’Hasbi Allahu ue niamel vekil’’ – ” Na mjafton Allahu, sa mbrojtës i mirë është Ai”.
Përsërite këtë fjalë shumë me bindje të plotë .

Thotë Muhamed Arifi:
Pasha Allahun më ka telefonuar gruaja pas një muaji dhe më ka thënë: Po të përgëzojë o shejh se unë jam fejuar dhe martesën e kam shumë afër.

I thashë si ndodhi kjo?
Ajo më tha:
Pasha Allahun asgjë tjetër nuk kam bërë dhe nuk e kam lënë asnjëherë vetëm se e kam përsëritur
‘’Hasbi Allahu ue niamel vekil’’

Kjo është një porsi për të gjithë ata që kanë brenga, preokupime, ju është bërë zullum, për çdo të sëmurë, për të gjithë ata që kanë borxhe, për ata që nuk kanë fëmijë, për ata që janë të pikëlluar dhe për ata që janë të zënë rob apo të burgosur.

‘’Hasbi Allahu ue niamel vekil’’
” Na mjafton Allahu, sa mbrojtës i mirë është Ai”
حسبي الله ونعم الوكيل

Allahu është El Vekil (Mbikëqyrësi)

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.” (Zumer, 62)

El Vekil është Ai i Cili i mbikëqyr dhe rregullon çështjet e krijesave me diturinë, me fuqinë dhe me urtësinë e përsosur të Tij, mbikëqyr robërit e Tij dhe ua lehtëson atyre dhe ua largon vështirësitë, ndaj kush e merr si mbikëqyrës Atë, Ai i mjafton atij.
Ai thotë: “Allahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë.” (Bekare, 257).

Përshtati: Mjekësia Islame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit