4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

El-Xheziri, gjeniu i makinerisë ndërtimore

Më të lexuarat

El-Xheziri ka qenë gjeni i jashtëzakonshëm i teknikës, inxhinierisë, makinerisë ndërtimore. Ka jetuar në qytetin Dijarbakir në Republikën e sotme të Turqisë para 800 viteve, në shekullin e 12. Emrin e ka marrë sipas vendlindjes, El- Xhezir, një krahinë në mes Tigrisit dhe Eufratit.

Në vitin 1206 e mbaroi librin e tij mbi mekanikën dhe kjo, sipas disa hulumtuesve kryesorë modern është vepër fantastike, kurse paraqet kontributin kolosal të muslimanëve në shkencën botërore.

Libri i El-Xhezirit përveç udhëzimit teorik në përmbajtjen e saj ka edhe udhëzime precize praktike çka tregon se ai nuk ka qenë vetëm inxhinier i madh por edhe mjeshtër i zoti.

Kjo vepër paraqet kontributin më të madh të historisë së mekanikës në botë. Historiani britanik i mekanikës Donald Hill në vitin 1974 ka deklaruar se nuk mund të mohohet kontributi i El-Xhezirit në teknologjinë dhe makinerinë botërore.

Zbulimet më të rëndësishme të El-Xhezirit janë makinat për larjen e duarve, llojet e ndryshme të pompave, koritat për ujë, etj.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit