1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Efektet shumë pozitive të hurmës, frutit të parajsës

Më të lexuarat

Hurma përmban shumë antioksidues dhe lëndë fitokimike, ndaj pakëson efektin e radikaleve të lira të krijuara në trup. Radikalet  e lira me kalimin e moshës nxisin shfaqjen e sëmundjeve, rrisin rrezikun e kancerit dhe ndikojnë negativisht në shikim.

Ky frut  është i pasur me fibra. Kur konsumohet mes vakteve rrit ndjesinë e ngopjes, rregullon sistemin tretës dhe heq problemin e kapsllëkut.

Hurma cilësohet si fshirësja e trupit, pasi ndihmon në hedhjen jashtë të lëndëve toksike.

Përmban efektin e multivitaminave (A, K, C, luteinë) që mbrojnë shëndetin e syrit nga degjenerimi makula deri te katarakti.

Falë fitokimikateve që përmban ndihmon në mbrojtjen nga kanceri. Hurma forcon sistemin imunitar, parandalon dëmtimin e ADN-së dhe shtimin e qelizave kanceroze. Ai përmban veçanërisht lëndën fisetinë, e cila të mbron kundër kancerit të gjirit.

Krijimi i radikaleve të lira ndikon negativisht në shëndetin e lëkurës. Lëkura humbet elasticitetin e saj dhe si rrjedhojë shfaqen rrudhat dhe njollat. Hurma përmban dhe veçorinë anti-rrudha, duke rigjallëruar qelizat e lëkurës.

Krahas dobive të radhitura më sipër, nuk duhen harruar edhe efektet anësore. Në rast se konsumohet me tepri hurma mund të shkaktojë diarre, të ulë tensionin dhe të rrisë nivelin e sheqerit. /Start/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit