2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lënia e duhanit, ja disa mënyra të natyrshme

Më të lexuarat

Për te lënë duhanin nevojitet shumë vullnet, por në ndihmë mund të na vijnë edhe disa sjellje, apo zgjedhje tonat, të cilat na e bëjnë më të lehtë këtë sfidë.

Pavarësisht se këto kohë janë shumë të pakët ata njerëz, që nuk janë të ndërgjegjshëm për dëmet, që shkakton pirja e duhanit, për të gjithë terjaqitë e tjerë vështirësia më e madhe është një metodë e mirë për ta lënë atë.

Ushqimi

Një ndihmë e madhe vjen nga mënyra e të ushqyerit. Kush konsumon fruta dhe perime në sasi të mira favorizon reduktimin e duhanit dhe më pas eliminimin e tij përfundimisht. Fibrat dhe kripërat minerale, të cilat gjenden tek fruta-perimet, arrijnë të ndihmojnë fizikun për të larguar sa më mirë nikotinën. Edhe konsumimi i drithërave është shumë i këshillueshëm, sepse fal energji të menjëhershme dhe këto janë aleate shumë të mira për të lënë duhanin. Kur jua shkrep për të ndezur një cigare, konsumoni një karotë, apo pak selino; këta janë dy përbërës shumë të mirë të mirëqënies dhe do të bëjnë t’u kalojë dëshira për të tymosur duhan.

Aktiviteti fizik

Lëvizja është gjithmonë diçka shumë e mirë, por, nëse keni vendosur të lini duhanin, ajo bëhet e domosdoshme. Ndihmon për t’ju qetësuar, ndihmon në përqëndrim, por edhe diçka tjetër, ajo ju bën të mos mendoni për cigaret. Iu jep ajrim mushkërive dhe sistemit të frymëmarrjes, duke lejuar kështu një oksigjenim të indeve, që me duhanin kanë humbur elasticitetin e tyre. Mund të shërbejë edhe një ecje e thjeshtë, apo mund të zgjidhni aktivitete relaksuese si joga etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit