-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nëntë vite nga vrasja e dy aktivistëve të VV-së nga policët e UNMIK-ut

Më të lexuarat

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt 2007, nga Policia rumune e UNMIK-ut.Në kuadër të 9-vjetorit të vdekjes së tyre, nesër Lëvizja Vetëvendosje viziton familjen e Mon Balajt në Besianë, si dhe bën homazhe te varri i tij rreth orës 10:30.
Po ashtu, duke filluar nga ora 12:00, përfaqësues të Vetëvendosjes vizitojnë edhe familjen e të vrarit tjetër gjatë këtyre demonstratave, Arben Xheladini, për të vazhduar me homazhe më pas te varri i të ndjerit në orën 12:30, në Prishtinë.
Ndërsa, në orën 13:30, Vetëvendosje bën homazhe të pllaka përkujtimore e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit në Prishtinë.
Në orën 14:00, te Kino ABC, Vetëvendosje shfaq dokumentarin për ngjarjet e protestës të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në këtë protestë, si pasojë e përplasjes me policinë e UNIK-ut, të lënduar kishin mbetur edhe dhjetëra aktivistë të tjerë. 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit