4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Huligani suedez rrëfen se si u bashkuan grupet rivale për të sulmuar emigrantët

Më të lexuarat

Një huligan futbolli suedez ka zbuluar se si bandat, duke përfshirë një grup Neo-nazist u bashkuan për të nisur sulmin e egër të së premtes ndaj emigrantëve.
Deri në 50 burrat me të zeza dhe me maska sulmuan stacionin kryesor të trenit në Stokholm rreth orës 21.00 dhe në shënjestër ishin fëmijët e pashoqëruar të cilët nuk identifikoheshin si etnikë “suedezë”.
Ata shpërndanë fletëpalosje me parullën ‘mjaft tani’, duke i nxitur njerëzit që të sulmonin emigrantët dhe të rrihnin të huajt.
Një anëtar i një prej grupeve të ultrasëve të qytetit tha për MailOnline se grupi i tij, DFG, ishte përgjegjës për sulmin.
Ai tregoi një pjesë të vogël të njerëzve të klubit që u bashkuan me rivalët e tyre të zakonshëm AIK, si dhe me disa huliganë polakë.
Duke folur në kushte anonimiteti, ai tha: “Kjo është diçka që ne kemi biseduar për një kohë të gjatë.
“Ne mendojmë se policia nuk po e bën punën e saj. Gratë tona, të dashurat dhe bijat tona nuk mund të ndjehen të sigurta në pjesët qendrore të Stokholmit gjatë natës.
“Ne mendojmë se kjo është e turpshme për një vend si Suedia dhe kërkuam ta shprehnim në publik këtë.”
Anëtarë nga DFG – ose Djurgårdens deh ata të AIK janë tipikish rivalë por u bashkuan për herë të parë për këtë aksion.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit