0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Nuk mjaftojnë vetëm fjalët për të pasur atë që dëshirojmë

Më të lexuarat

Një i ri shkoi tek mësuesi i tij shpirtërorë dhe i tha: “Mësuesi im, ti më ke këshilluar që gjithmonë në mendjen time të përsëris frazën: “Unë dua gëzimin në jetën time!”

Këtë fjalë e përsëris çdo ditë të jetës sime, ndërsa gëzimin nuk e shoh askund e as që ekziston. Unë edhe më tej jam i vetmuar siç kam qenë edhe më parë. Çfarë të bëj tani?”

Mësuesi i urtë me qetësi vendosi para djaloshit disa gjëra që kishte aty afër – lugën,  gotën dhe qiriun – e i tha:

– Më thuaj, cilën nga këto gjëra do të kishe dashur ta kesh?”

– “Gotën” – ia ktheu djaloshi.

– “Thuaje këtë pesë herë” i tha mësuesi i urtë.

Unë e dua gotën unë e dua… – djaloshi e tha këtë pesë herë.

– E sheh, i tha mësuesi, mund ta përsërisësh edhe miliona herë të njëjtën frazë, mirëpo nuk mund ta kesh atë që e dëshiron. Duhet ta zgjatësh dorën dhe ta marrësh! Vetëm fjalët nuk mjaftojnë, duhet të veprosh diçka.”

Një ngjarje që të jep mesazhe të mahnitshme në jetën e përditshme. Ajetet kuranore, hadithet e Muhamedit a.s si dhe mendimet e dijetarëve muslimanë na mësojnë se asgjë nuk bie e gatshme nga qielli. Nëse duam të kemi diçka duhet të punojmë për ta arritur.

Për t’i fituar të mirat e kësaj bote dhe Botës tjetër duhet të angazhohemi dhe të punojnë. Allahu nuk ia humb mundin askujt. I Madhërishëm thotë:  “Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai”. (Mulk 15).

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit