0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pesë rituale ditore që do t’u çojnë drejt suksesit

Më të lexuarat

Sipas fjalëve të autorit amerikan nga shekulli 19 Napeleon Hill, me rëndësi është ajo që bëni – sot.

Sipas Business Insider këto janë ritualet ditore që na çojnë drejt suksesit.

1. Leximi – Libri mund të bëhet miku më i mirë. Ai gjithmonë është i arritshme dhe është mësuesi më i urtë. Shfrytëzoni kohën tuaj për të lexuar materiale inspirative dhe motivuese.

2. Dëgjimi – Një mënyrë për të mësuar është edhe dëgjimi nga mentorët. Mentori nuk është ai që të mëson, por që të inspiron ta shfrytëzosh në mënyrën më të mirë atë qe veç e dini. Gjeni mentorin e drejtë dhe merrni pre tij.

3. Kritika – Liderët e suksesshëm i pranojnë kritikat, qoftë ato pozitive apo negative. Në kritikat negative mos u përgjigjni në mënyrë negative, por pranoni edhe atëherë kur janë të rënda. Për të mësuar diçka, është e nevojshme të pranohen edhe kritikat negative.

4. Pyetni – Që të zhvillohen mënyrë kualitative , njerëzit e suksesshëm nuk hezitojnë të pyesin për ndihmë atëherë kur e dinë se është e nevojshme. Sa më shumë të mësojmë aq më shumë do të zhvillohemi.

5. Zhvillimi – Njerëzit e suksesshëm zhvillohen në mënyrë të përhershme. Gjithmonë gjejnë rrugë për të përparuar çdo ditë. Pa marrë parasysh sa i mirë je në ndonjë gjë, gjithmonë ekziston mundësia të bëhesh edhe më i mirë.

Përshtati: Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit