1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

TURP I BOTËS: BDI ka përkrahur antishqiptarin dhe antiislamistin më të madh Toni Naunovski në Komisionin kundër diskriminimit!

Më të lexuarat

Skandalet nuk kanë të ndalur. Skandali i radhës si duket ka vënë nën hije të gjitha skandalet paraprake. BDI ka përkrahur Toni Naunovskin, një person që urren shqiptarët deri në përmasa patologjike dhe është ndër të rrallët që këtë urrejtje kundër shqiptarëve nuk e fsheh, shkruan Fakte.

Përveç Toni Naunovskit, deputetët e koalicionit BDI-VMRO-DPMNE për anëtarë të Komisionit kundër diskriminimit zgjodhën edhe Aleksandar Dashtevski, Aleksandar Spasenovski, Nena Nenovska-Georgievska, Jovan Ananiev, Irfan Deari dhe Bekim Kadriu.

Për urrejtjen e Naunovskit nuk ka nevojë aspak të flitet, pasi interneti është i mbushur me shkrime, emisione etj. të tijat, si kolumnist në mediumet pro-qeveritare si dhe në mediumet serbe. Një person që atyre që do i kishte zhbërë nga dheu i tokës (shqiptarët) as nuk ua përmend emrin, një fshatar nga Ilindeni i Shkupit, që doktoroi dhe ligjeron në Universitetin shtetëror “Shën Kiril dhe Metodij”, ku ushqen gjeneratat e reja me urrejtje kundër shqiptarëve, duhet të luftojë diskriminimin në vendin tonë. Habitë fakti si mundet mediumet shqiptare ta heshtin këtë nominim? Sa është çmimi i mediumit dhe fjalës së lirë tek ne? Apo na ka kapluar amaterizmi dhe servilizmi…

Ky është turpi i botës, të nderuar zotërinj të BDI-së!/FAKTE.Net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit