Hajredin Kuçi është kthyer në pozitën e zëvendëskryeministrit, njëherësh ministrit të Drejtësisë. Edhe pse vetë Kuçi nuk ka dhënë ndonjë prononcim për media, Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Kuçi, në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë do të takojë sot shefin e EULEX-it, Xavier de Marnhac.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në orët e paradites kishte ftuar Hajredin Kuçi që të kthehet në pozitën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, pasi, sipas Thaçit shkaqet që kanë dërguar deri te dorëheqja tanimë nuk ekzistojnë.
Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se kryeministri Thaçi ka shqyrtuar shkaqet e ofrimit të dorëheqjes së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të drejtësisë, Hajredin Kuçi, e ofruar me datën 22 qershor, dhe konstatojë se shkaqet që kanë dërguar deri te dorëheqja tanimë nuk ekzistojnë.
“Kryeministri Thaçi fton zëvendëskryeministrin Kuçi që të vazhdojë me përkushtim dhe përgjegjësi në ushtrimin e funksioneve që ka mbajtur deri më tani në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.kohaislame