0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Për zjarrvënie në Ambasadën e SHBA-së në Beograd, 12 të akuzuar

Më të lexuarat

Në Serbi, Prokuroria ka ngritur aktakuzën kundër 12 personave për shkak se ia kanë vënë zjarrin Ambasadës së SHBA-së në Beograd në vitin 2008. Siç transmeton njoftimin QIK-u, të gjithë ata ngarkohen për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

Siç njofton Televizioni Publik i Serbisë (RTS) në muajin prill Gjykata e Lartë në Beograd kishte caktuar masën e paraburgimit për 11 persona të dyshuar se ia kanë vënë flakën ambasadës. Një i dyshua, i cili në atë kohë ishte i mitur, është lënë të mbrohet në liri.

Të dyshuarit më 21 shkurt të viti 2008 pas përfundimit të mitingut “Kosova është Serbi”, bashkë me një grup personash të panjohur, kanë hedhur gurë, flakadanë dhe mjete të tjera mbi ambasadën e SHBA-së duke thyer xhamat dhe dyert, dhe në këtë mënyrë i është vënë flaka ambasadës.

Pastaj të dyshuarit kanë shkuar te ambasada e Kroacisë dhe Gjermanisë mbi të cilat kanë i hedhur gurë, flakadanë dhe mjete të tjera.

Siç njofton Televizioni Publik i Serbisë (RTS) në muajin prill Gjykata e Lartë në Beograd kishte caktuar masën e paraburgimit për 11 persona të dyshuar se ia kanë vënë flakën ambasadës. Një i dyshua, i cili në atë kohë ishte i mitur, është lënë të mbrohet në liri.

Të dyshuarit më 21 shkurt të viti 2008 pas përfundimit të mitingut “Kosova është Serbi”, bashkë me një grup personash të panjohur, kanë hedhur gurë, flakadanë dhe mjete të tjera mbi ambasadën e SHBA-së duke thyer xhamat dhe dyert, dhe në këtë mënyrë i është vënë flaka ambasadës.

Pastaj të dyshuarit kanë shkuar te ambasada e Kroacisë dhe Gjermanisë mbi të cilat kanë i hedhur gurë, flakadanë dhe mjete të tjera./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit