-2.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Update: Gazetari Sami Ademi konfirmon vdekjen e djalit të tij, 19 vjeçarit Leart Ademi

Më të lexuarat

Informacioni i publikuar mbrëmë në Zhurnal për rastin tragjik të ndodhur në afërsi të restorant “Biznes”, në Çair ku ngeli i vdekur 19 vjeçari Leart Ademi, është konfirmuar edhe nga babai i tij, gazetari i mirënjohur sportiv, Sami Ademi.

Përmes një postimi të tij në Facebook, ai ka shpalosur lajmin e dhimbshëm për humbjen e të birit.

“Të nderuar miq ju njoftoi se prej mbrëmë më në shtëpinë time nuk “banon gëzimi!!! Me një  goditje me thike në zemër nga plagët e marra ka ndërruar jete djali im i dyti Leart Ademi. Varrimi do të bëhet më orën 14:00, ndersa namazi i xhenazes do të falet në xhaminë e Çairit afër  Tinexit. Shpirti po më digjet, të gjithë ju që dëshironi të merrni pjesë në varrim jeni të  mirëseardhur ! Sapo i pat mbushur 19 vjet”, shkruan Ademi.

Ndryshe, rasti tragjik ndodhi mbrëmë rreth orës 20 në afërsi të restaurantit Biznis në Cair të Shkupit

Pas një zënke mes dy grupeve të rinjësh shqiptarë, njëri prej tyre i armatosur me thikë godet në afërsi të zemrës 19 vjeçаrin.  Pas incidentit menjëherë i riu shqiptar është dërguar në spitalin shtetërorë në Shkup, pas intervencës së mjekëve ai ka dhënë jetë.


**************************************************************************************************

Zhurnal mëson: Tragjedia në Cair, bëhet fjalë për personin me iniciale “L.Ademi”

Shkup, 4 janar – 20-vjeçari i vrarë është Leart Ademi djali i gazetarit të njohur të sportit në Maqedoni, Sami Ademi i punësuar në Tvm2.

Nje zyrtarë i lartë i policisë për “Zhurnal” ka konfirmuar identitetin e djaloshit 20 vjecar i cili pas një zënke humbi jetën në Cair të Shkupit.

Bëhet fjalë për personin Leart Ademi, i cili pas goditjes me thikë nga një grup të rinjësh, dhe më pas duke e dërguar në spitalin e qytetit në Shkup nga gjakderdhja e madhe ai ka ndëruar jetë.

I ndjeri ëshë fëmija i gazetarit të mirrënjohur shqiptar nga Maqedonia që punon në Radio Televizionin e Maqedonisë.

Gazetari jonë nga tereni raporton se në Cair është shkaktuar një revoltë e madhe, për shkak të vdekjes së të riut shqiptar, për motive banale.

Policia i ka ndërmarë të gjitha masat për të kapur autorët e krimit. Jozyrtarisht gazetari i jonë nga tereni raporton se bëhet fjalë për dy të rinjë shqiptarë nga Cairi të cilët kanë sulmuar për vdekje të riun Leart Ademi.

Jozyrtarisht mësohet se Policia ka kapur autorët, ndërsa prokurori do të shqiptoj masën e paraburgimit.

Ndryshe, tragjedija e rënd sonte rreth orës 20:00 në afërsi të restaurantit Biznis ndodhi mes dy grupeve të rinjë shqiptarë. Nga përleshja njëri ka nxjerr thikën dhe e ka goditur për vdekje të riun Leart Ademin. Nga incidenti edhe një person tjetër mbeti i lënduar por ai është jashtë rezikut për jetë.

Kështu flasin burime spitalore për Agjencin e Lajmeve Zhurnal.

**************************************************************************************************

Zhurnal mëson: Tragjedi në Cair, therret me thikë 20 vjeçari shqiptarë për vdekje!

Shkup, 3 janar – Siç mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal, sonte rreth orës 20 në afërsi të restaurantit Biznis në Cair të Shkupit ka ndodhur një incident i rëndë, ku sipas informacioneve të para, 20 vjecari i godituri me thikë ka ndëruar jetë.

Pas një zënke mes dy grupeve të rinjësh shqiptarë, njëri prej tyre i armatosur me thikë godet në afërsi të zemrës 20 vjeçarin nga Shkupi. Gazetari jonë nga tereni raporton se bëhet fjalë për një djalosh te ri shqiptarë, i cili ka marrë një goditje me thikë pas një zënke verbale.

Për momentin redaksia jonë nuk do ta shpalos identitetin e të riut që ndëroi jetë. Pas incidentit menjëherë i riu shqiptar është dërguar në spitalin shtetërorë në Shkup, pas intervencës së mjekëve ai ka dhënë jetën.

Në vendin e ngjarjes ka dalur policia, krim-teknika dhe prokurori publik, të cilët mbledhin dëshmitë për të zbardhur vrasjen makabre. Agjencia raporton se në vendin e vrasjes janë mbledhur një numër i madhë i njerëzve dhe qytetarëve, të cilët janë të shokuar nga tragjedija e sontme. Zhurnal pas disa castesh do të raportojë me më të rrejat për incidentit e rëndë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit