2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Morsi rimbledh parlamentin?

Më të lexuarat

Raportet thonë se presidenti egjiptian Mohamed Morsi ka urdhëruar të dielën që të mblidhet parlamenti i dominuar nga islamikët, një muaj pasi ai u shpërnda nga ushtria.

Agjencia zyrtare e lajmeve MENA citoi Morsin, Vëllazëria Myslimane e të cilit, ka fituar shumicën në parlament, të ketë thënë se legjislativi duhet të mblidhet deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Morsi gjithashtu ka bërë thirrje që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen brenda 60 ditësh pas miratimit të kushtetutës së re të vendit, e cila nuk pritet para fundit të këtij viti.

Muajin e kaluar gjeneralët ushtarakë, që ishin në pushtet, shpërndanë legjislativin në bazë të një vendimi të Gjykatës së Lartë Kushtetuese. /rfe/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit