3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

NUK ËSHTË DASHTË TË PYETET KUSHTETUESJA

Më të lexuarat

Behgjet Pacolli, i cili në vitin 2011 shijoi karrigen presidenciale për 35 ditë duket se nuk i ka pëlqyer vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që thotë se mandati i Presidentes Atifete Jahjaga është 5 vjeçar.

Njeriu i cili pranoi të mos kandidohej për herë të dytë për president pasi ishte pikërisht Gjykata Kushtetuese që kishte deklaruar se ishte shkelur Kushtetuta nga Kuvendi gjatë zgjedhjes së tij president, nuk ka dashur të flasë se kush bëri gabim.

Ai ka folur ekskluzivisht për portalin Dukagjini.com menjëherë pas këtij vendimi të së premtes të Kushtetueses se marrëveshjet duhet të respektohen.

“Nuk mund ta them se kush ka bërë gabim. Unë dua të them se marrëveshjet duhet të respektohen”, ka thënë Pacolli, lideri i Aleancës Kosova e Re, që në prill të 2011 bashkë me Hashim Thaçin (PDK) dhe Isa Mustafën (LDK) u pajtuan që të gjenin zgjidhje për krizën presidenciale.

Sipas marrëveshjes së atëhershme zgjedhjet presidenciale do të duhet të mbahen në muajt e fundit të këtij viti.

Sipas Pacollit “për këtë punë nuk është dashur fare të pyetet Gjykata Kushtetuese”.kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit