3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

QIPRO: KRYESON BE-NË, KËRKON NDIHMË EDHE NGA RUSIA

Më të lexuarat

Presidenti i Qipros, Dimitris Kristofias, sot e ka mbrojtur vendimin e qeverisë së tij, që të kërkoj ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe Rusia.

Ai tha se nuk është “mëkat” që në mënyrë simultane të kërkoj ndihmë nga BE-ja dhe kredi nga Rusia, pasi vendi ka të drejtë të kërkoj ndihmë nga të gjithë aleatët e vet, njofton Rel.

Kristofias ishte shkolluar në Moskë dhe është i vetmi komunist në postin e shefit të shtetit ose të qeverisë në Bashkimin Evropian.

Javën e kaluar, Qiproja e mori presidencën e radhës së Bashkimit Evropan.

Poashtu, para pak ditësh, Qiproja, që e përdorë euron, u bë vendi i pestë në BE që kërkoi pako ndihmëse financiare me qëllim që ta rikapitalizoj sistemin e vet bankar të rrezikuar./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit