Gaza: Qyteti i harruar…

Më të lexuarat

Shkruan Dr. Hasan El-Katraui

Mbrëmë, djali im i vogël, gjashtëvjeçar, u zgjua nga gjumi me djersë që i pikonte nga balli, sikur sapo të kishte shembur një mal. Më pyeti nëse mund ta ndizja ventilatorin. Donte vetëm një fllad ajri që t’ia lehtësonte vapën.

Ishte ora tre e mëngjesit.

Në të gjithë qytetin nuk kishte energji elektrike. Në këtë qytet, energjia elektrike është bërë luks përballë vdekjes, bombardimeve dhe urisë. Desha t’i shpjegoja se energjia na vjen vetëm dy orë gjatë ditës dhe se vetëm atëherë mund ta ndezim ventilatorin.

Por ai nuk do ta kuptonte.

Shkova në kuzhinë, mora një pjatë plastike dhe fillova t’i bëja fresk. U ndie disi më mirë dhe e zuri sërish gjumi. Pas pak minutash, krahu m’u mpi nga lëvizjet e pandërprera dhe u detyrova të ndaloja. Menjëherë u zgjua dhe më luti të vazhdoja.

Nisa përsëri t’i bëja fresk dhe ai fjeti.

Sa herë që ndaloja, zgjohej përsëri.

Nuk na mbeti zgjidhje tjetër veçse të ngjiteshim në çatinë e shtëpisë. Edhe pse aty kishte mushkonja dhe insekte, e mora në krahë dhe u ngjitëm lart. Sapo ndjeu ajrin e freskët të natës, e zuri menjëherë gjumi. Por mushkonjat na prisnin aty dhe e bënë natën tonë edhe më të vështirë.

Një mijë ferrë janë mbledhur në Gaza.

Në shumë vende të botës, njerëzit zemërohen kur energjia elektrike ndërpritet qoftë edhe për një orë.

Ndërsa ne, në Gaza, jetojmë pa energji elektrike prej tre vitesh.

Dhe kjo nuk është e tëra…

Jetojmë edhe nën hijen e vrasjeve dhe bombardimeve.

Qyteti i harruar.

Ne jetojmë në qytetin e harruar.

Nuk ka njeri që mund të jetojë pa energji elektrike.

Por ky nuk është qyteti për të cilin bota është e gatshme të luftojë.

Është një qytet i mjerë.

Gjithçka që mund të të ofrojnë është një lutje e sinqertë… dhe një emoji i trishtuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit