Të burgosurit brenda flluskës së filtrimit (Filter Bubble)
Ky është një term që nënkupton se algoritmet e rrjeteve sociale, sapo të shikosh një ose dy video që përfaqësojnë një mendim të caktuar, fillojnë të filtrojnë përmbajtjen që të shfaqin.
Ato mbledhin gjithçka që mendojnë se të pëlqen ose tërheq vëmendjen tënde dhe që i ngjan atij mendimi, ndërsa në të njëjtën kohë të fshehin çdo mendim kundërshtues, edhe nëse ai përmban kritika të drejta ose argumente të sakta.
E gjithë kjo bëhet që ti të vazhdosh të shikosh, të qëndrosh i angazhuar dhe të ndihesh rehat me atë që të serviret.
Kjo shpjegon pse shumë njerëz mbeten të ngujuar në ide të rreme, si p.sh. pretendimi se toka është e sheshtë.
Po ashtu, shpjegon pasionin e tepruar të disa njerëzve pas ëndrrave dhe zhytjen e tyre të vazhdueshme në kërkimin e interpretimeve të tyre.
Ose pse dikush mund të angazhohet tërësisht në përpjekjen për t’i lidhur tekstet fetare me ngjarjet e kohës së fundit, shenjat e Kiametit dhe lajmet e përditshme.
Njeriu mbetet i burgosur brenda kësaj flluske, duke u kapur gjithnjë e më fort pas saj dhe duke krijuar përshtypjen e rreme se ka shumë mbështetës dhe se shumë njerëz pajtohen me të.
Ndërkohë, në realitet, ai është rob i algoritmeve të projektuara me kujdes për ta mbajtur të lidhur dhe të varur pas këtyre platformave dhe programeve.
Dr. Abdullah Belkasim
