Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë çdo mbështetje nga G7-ta duke e cilësuar atë si “të parëndësishme” dhe ka pretenduar se “ne e kemi fituar luftën në Iran”, transmeton Anadolu.
Trump i bëri këto deklarata gjatë një interviste të shkurtër telefonike të transmetuar nga kanali italian “La7.” I pyetur nëse kishte mesazh për liderët e G7-tës, Trump tha se SHBA-ja nuk kishte nevojë për mbështetje të jashtme.
“Ne nuk kishim nevojë për asnjë mbështetje. Pra, ne e kemi fituar luftën. Ishte pak e parëndësishme, e parëndësishme! Duhet të iki. Jam në një takim të rëndësishëm, por ne e kemi fituar luftën në Iran. Nuk kishim nevojë për ndihmën e tyre”, tha Trump.
Deklaratat erdhën përpara Samitit të G7 të planifikuar për 15–17 qershor.
Tensionet rajonale që nisën më 28 shkurt, pasi sulmet izraelite dhe amerikane ndaj Iranit shkaktuan një cikël përballjesh ushtarake, sulmesh hakmarrëse dhe mosmarrëveshjesh diplomatike.
Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme ditët e fundit para se të tërhiqeshin, duke theksuar brishtësinë e armëpushimit dhe përpjekjet e vazhdueshme të ndërmjetësve rajonalë dhe ndërkombëtarë për të ringjallur diplomacinë dhe për të parandaluar një konflikt më të gjerë.