Më shpejt se rrufeja.. Si e krijuan Mamlukët (rrjetin e komunikimit) para 700 viteve?!!

Më të lexuarat

Në një kohë kur distancat mateshin me ditë dhe lajmet udhëtonin ngadalë mbi shpinën e kuajve me një lodhje dërrmuese, muslimanët shpikën një sistem që bëri që informacioni të paraprinte ushtritë.. Ai ishte (Divani i Pëllumbave).
Në epokën e Sulltanit “Edh-Dhahir Bejbars” (vdiq më 1277), pëllumbat postierë nuk ishin thjesht zogj që rriteshin, por ishin një aparat inteligjence i integruar, i drejtuar me saktësi dhe disiplinë. Sulltani Bejbars i donte shumë pëllumbat, deri në atë masë sa mbikëqyrte vetë ushqimin, pirjen dhe stërvitjen e tyre.
Pëllumbat përfaqësonin një rrjet që shtrihej nga (Kairo) në (Damask), duke kaluar nëpër stacione të organizuara që në funksionin e tyre i ngjajnë asaj që ne sot i quajmë (pika komunikimi). Çdo pëllumb mbante një letër të vogël.. por efekti i saj mund të lëvizte një ushtri ose të ndryshonte vendimin e një shteti.
Burimet përmendin se ky sistem u mundësoi sulltanëve marrjen e shpejtë të lajmeve ushtarake, veçanërisht në përballjen me rreziqet e mëdha si lëvizjet e Tatarëve. Ndërkohë që karvanëve u duheshin ditë ose javë, mesazhet arrinin brenda orësh, që vendimet të merreshin në kohën e duhur, e jo pasi të ishte tepër vonë.
Ka ndodhur që Sulltan Bejbars ishte ulur në Kalanë e Malit në (Kairo) dhe papritur i mbërriti një pëllumb që vinte nga qyteti i (Alepos) në Siri. Ai mbante një letër të lidhur në këmbën e tij, ku thuhej: (Se Tatarët kanë filluar lëvizjen drejt kufirit).
Mesazhi arriti në më pak se 7 orë, kështu që Sulltan Bejbars dha urdhrat e tij për lëvizjen e shpejtë të ushtrisë.
Pëllumbat ishin “vijë e kuqe” për shtetin; çështja nuk ishte e rastësishme:
– Stërvitje e saktë e pëllumbave postierë.
– Organizim i rrugëve të fluturimit.
– Ndërtim i kullave dhe stacioneve përgjatë rrugëve.
– Mbikëqyrje administrative brenda një divani të veçantë në shtet.
Madje, cënimi i këtij sistemi konsiderohej një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e shtetit.
Ajo që bënë Mamlukët nuk ishte thjesht një hile e zgjuar, por një vetëdije e hershme për një realitet që sundon botën edhe sot:
Ai që zotëron informacionin në kohën e duhur, zotëron frenat e fuqisë.

📚 Burimet:
En-Nuxhum ez-Zahirah fi Muluk Misr uel-Kahirah – Ibn Taghri Birdi
Subh el-A’sha fi Sina’at el-Insha* – El-Kalkashandi.
Es-Suluk li Ma’rifet Duel el-Muluk – El-Makrizi
Posta te Arabët* (Studime moderne mbi sistemet islame të komunikimit).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit