Nga edukata te dhimbja e umetit – thëniet prekëse të Ali et-Tantauit

Më të lexuarat

💎 Këto janë disa nga thëniet më brilante të shkrimtarit të madh, Ali et-Tantaui. Ai njihej për stilin e tij të thjeshtë, por që godiste thellë në plagët e shoqërisë dhe të shpirtit.

1- ​Rregulli i edukimit: “Nuk e përdor shkopin përderisa bën punë zëri im… dhe nuk e përdor zërin tim përderisa bën punë heshtja ime.”

2- ​Paradoksi i lëshimit: “Në xhepat tanë kërkojmë monedhat me vlerën më të vogël për t’i dhënë sadaka, e pastaj i kërkojmë Allahut të na dhurojë Firdeusin (Xhenetin) më të lartë. Sa të pakta janë kontributet tona dhe sa të mëdha janë kërkesat tona!!!”

3- ​Njeriu i zemrës: “Kur gëzohesh, shkon te personi që do më së shumti; kur hidhërohesh, shkon te personi që të do më së shumti. Sa e mrekullueshme do të ishte nëse ai do të ishte i njëjti person në të dyja rastet.”

4- ​Libri dhe njeriu: “Disa njerëz janë si një libër i mrekullueshëm e i shtrenjtë, por me kopertinë të thjeshtë e jo tërheqëse. Disa të tjerë kanë kopertinë tërheqëse, por përmbajtje boshe. Mos lejo që kopertina të të mashtrojë mbi të vërtetën e përmbajtjes!”

5- ​Vlera e kërkimit të ndjesës: “Jo kushdo që kërkon ndjesë është i gabuar apo i dobët. Të kërkosh ndjesë është një veti e rrallë që gjendet vetëm te besnikët!”

6- ​Gjendja e vështirë e atdheut: “Kur të gjesh një atdhe ku heronjtë e tij janë në varreza, burrat e tij në burgje dhe hajdutët e tij në pallate, atëherë thuaj: ‘Lamtumirë kësaj bote’…”

7- ​Dhimbje: “Është shumë e dhimbshme kur imami i xhamisë gabon në lexim dhe nuk gjendet askush t’i përmirësojë gabimin, ndërsa kur këngëtari e fillon këngën e tij, të gjithë e vazhdojnë pas tij…”

8- ​Dallimi mes nesh dhe Perëndimit: “Perëndimorët nuk janë gjenij e as ne nuk jemi budallenj; ata thjesht e mbështesin dështakun derisa ai të arrijë suksesin, ndërsa ne e luftojmë të suksesshmin derisa ai të dështojë!”

9- ​Miku i vërtetë: “Sa madhështore është të kesh një mik, te i cili kur shkon i vrazhdë kthehesh i kthjellët, dhe sa herë që shkon i dobët kthehesh prej tij më i fortë!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit