Flotilja “Global Sumud” mbërrin në Turqi pas sulmit izraelit

Më të lexuarat

Prokuroria turke nis hetimet për “rrëmbim dhe keqtrajtim”

Flotilja “Global Sumud”, e cila u nis me misionin fisnik për të dërguar ndihma jetësore në Rripin e Gazës, mbërriti dje në portin e Marmarisit, në jugperëndim të Turqisë. Anijet u detyruan të ndryshonin kursin për mirëmbajtje teknike dhe furnizime, pasi u bllokuan forcërisht nga ushtria izraelite në ujërat e Mesdheut.

Ajo përbëhet nga rreth 300 aktivistët nga vende të ndryshme të botës, të cilët udhëtojnë në 38 anije. Misioni, i cili nisi rrugëtimin nga Barcelona më 15 prill, u ndërpre dhunshëm pranë ishullit të Kretës më 29 prill, rreth 600 milje detare larg destinacionit të tyre.

Prokuroria në lëvizje: Hetim për sulm dhe rrëmbim

Zyra e Prokurorit Publik të Marmarisit ka hapur zyrtarisht një hetim për incidentin. Akuza është e rëndë: autoritetet turke po hetojnë sulmin ndaj shtetasve të tyre dhe aktivistëve të tjerë nën dyshimet për “privim nga liria”, “rrëmbim të mjetit të transportit”, “plaçkitje të rëndë” dhe “keqtrajtim”.

Një postë policore e përkohshme është ngritur në zonën e portit për të mbledhur dëshmitë e qytetarëve që u kthyen, ndërsa po punohet për sigurimin e provave që do të përdoren në proceset ligjore ndërkombëtare.

Siç raporton TRT World, gatishmëria në Marmaris është e lartë. Nën koordinimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, një grup mjekësh ekspertë, psikiatër dhe mjekë klinikë nga Stambolli e Mugla kanë mbërritur për të kryer ekzaminime të hollësishme të aktivistëve.

Përveç gjendjes fizike dhe traumave psikologjike, do të merren edhe mostra për analiza toksikologjike për të dokumentuar çdo lloj keqtrajtimi gjatë ndalimit nga forcat izraelite.

Misioni nuk ndalet

Pavarësisht dhunës dhe bllokimit, organizatorët e “Global Sumud” janë të vendosur në qëndrimin e tyre. Ata deklaruan se ndalesa në Turqi është vetëm taktike dhe se flotilja është planifikuar të niset sërish drejt Gazës këtë të mërkurë.

Që nga viti 2007, Gaza po vuan nën një bllokadë shkatërruese, ndërsa lufta gjenocidale dyvjeçare ka lënë pas një bilanc tragjik me mbi 72.000 të vrarë dhe një popullsi prej 2.4 milionë banorësh që po përballen çdo ditë me urinë dhe mungesën e mjeteve bazë për jetesë. \tesheshi.com\

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit