Kur qau babai im
Në rininë time falja namazin si imam me xhematin në xhaminë e lagjes sonë, dhe babai im — Allahu e faltë atë dhe prindërit tuaj — falej me ne.
Njëherë, pas namazit, kur u ktheva nga xhemati, pashë lotët që i rridhnin nëpër faqe.
Xhemati ishte i paktë, prandaj prita derisa u larguan të gjithë, pastaj iu afrova për ta pyetur pse po qante.
U frikësova mos ishte nga ndonjë dhimbje, shqetësim apo sëmundje.
I thashë:
“Çfarë të bëri të qash, o babai im?”
Më tha një fjali që, edhe pas dekadash, nuk e kam harruar kurrë:
Tha:
“Shikova këmbët dhe thembrat e tua, dhe pata frikë për to nga zjarri. I luta Allahut të mos i dënojë.”
Pastaj qau përsëri me mallëngjim.
Deri sot nuk e di pse iu kujtua kjo pikërisht në atë namaz.
Madje, sipas mendimit tim, ishte namaz ku lexohej fshehurazi, kështu që nuk them se u prek nga ndonjë ajet që dëgjoi.
A mos pati frikë për mua nga syefaqësia?
Apo i pa këmbët e mia ende të reja e të njoma dhe iu kujtua si digjen këmbët në zjarr, ndaj u frikësua për to?
Apo ishte një valë dashurie prindërore që ia pushtoi zemrën?
Nuk e di.
Por ajo që di është se kjo është kulmi i dashurisë për fëmijët:
të kesh frikë për ta nga zjarri i Xhehenemit.
Katadeja ka thënë për fjalën e Allahut:
﴿Ruajeni veten dhe familjet tuaja nga një zjarr, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët﴾
Që do të thotë:
Prindi i ruan ata duke i urdhëruar për bindje ndaj Allahut, duke i ndaluar nga mëkati, duke i udhëzuar në urdhrat e Allahut dhe duke i ndihmuar në to.
Kur sheh prej tyre një mëkat ndaj Allahut, i ndalon dhe i qorton për të.
Kur sheh fytyrat dhe trupat e fëmijëve të tu dhe zemra të mbushet me mëshirë ndaj tyre, atëherë përpiqu t’i mësosh urdhrat e Allahut dhe t’i paralajmërosh nga dënimi i Tij.
Le të jetë lidhja mes jush devotshmëria.
Më i dashuri prej tyre për ty le të jetë më i devotshmi dhe më i binduri ndaj Allahut.
Më i afërti prej tyre për ty le të jetë ai që është më larg nga mëkatet.
Jo pozitat, as diplomat, e as pasuria.
Dr. Abdullah BelKasim
