“Mjaft me luftërat, s’mund të pranojmë imazhet e vdekjes!”

Më të lexuarat

Papa Leoni XIV sfidon sërish luftënxitësit Trump dhe Netanyahu

Në përvjetorin e tij të parë në krye të Kishës Katolike, Papa Leoni XIV ka lëshuar një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë që sfidon hapur politikat e tensionit të liderëve botërorë si Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të makinerisë së luftës.

Gjatë vizitës së tij historike zhvillur sot në Shenjtëroren e Pompeit, Papa deklaroi se bota nuk mund t’i pranojë më imazhet e vdekjes që vijnë nga frontet e betejës, duke shënjestruar indirekt retorikën militariste dhe strategjitë e SHBA-së dhe Izraelit.

Papa Leoni XIV kritikoi ashpër një ekonomi globale që preferon tregtinë e armëve ndaj respektit për jetën njerëzore, duke nënvizuar se familja dhe paqja po vuajnë pasojat e tensioneve ndërkombëtare.

Përballë një turme të madhe besimtarësh dhe nën masa të rrepta sigurie, ai bëri thirrje për një angazhim shpirtëror që tejkalon interesat politike, duke theksuar se asnjë fuqi tokësore nuk mund ta shpëtojë botën pa fuqinë hyjnore të dashurisë.

Edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni e mbështeti këtë qëndrim, duke e cilësuar Papën si një pikë referimi globale për dialogun mes popujve në një kohë pasigurie të madhe.

Mesazhi i tij nga Pompei ishte një urdhër i prerë për të gjithë ata që mbajnë përgjegjësi qeverisëse: të qetësohet mllefi, të ndalet urrejtja vëllavrasëse dhe të vendoset jeta e njeriut mbi çdo interes gjeopolitik apo tregtar.

Kjo thirrje vjen në kulmin e një përplasjeje të paprecedentë publike mes Vatikanit dhe Shtëpisë së Bardhë, ku Papa Leoni XIV nuk ka kursyer kritikat ndaj Donald Trump, duke e cilësuar qasjen e tij si “të huaj për vlerat e krishtera të paqes”.

Nga ana e tij, presidenti amerikan ka lëshuar sulme të vazhdueshme ndaj Papës, duke e akuzuar atë për “ndërhyrje në çështjet e sigurisë kombëtare” dhe duke përdorur një retorikë agresive në rrjetet sociale për të zhvlerësuar autoritetin moral të Leonit XIV.

Pavarësisht sulmeve personale të Trump, i cili e ka cilësuar Papën si “të dobët” dhe “politikisht jokorrekt”, Leoni XIV ka treguar një qëndrueshmëri prej çeliku në mbrojtje të jetës njerëzore.

Ai e ka bërë të qartë se nuk do të heshtë përballë asnjë fuqie tokësore, qoftë kjo edhe superfuqia më e madhe e botës, kur bëhet fjalë për parandalimin e gjakderdhjes. \tesheshi.com\

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit