Metoda e Shejh Ibën Bazit në davet

Më të lexuarat

Më tregoi vëllai im i nderuar, profesori doktor Nasser el-Munai’ – Allahu e ruajtë – duke përcjellë nga dikush tjetër:

“Se shejhu Abdulaziz bin Baz – Allahu e mëshiroftë – një ditë mbajti një fjalim para njerëzve për rreth shtatëmbëdhjetë minuta, në të cilin përmendi tridhjetë e pesë argumente nga Kurani dhe Suneti.”

Ky stil në thirrje (da’ue) ka dobi të madhe për të ftuarit (dëgjuesit), sepse me përmendjen e argumenteve nga Libri i Allahut dhe Suneti, zemrat hapen për të vepruar.
Gjithashtu, thirrësi ndërton në mendjet e dëgjuesve vendin dhe rëndësinë e argumentit, si dhe kujdesin ndaj tij.
Vazhdimi në këtë metodë rrënjos te dëgjuesit madhërimin e teksteve të shpalljes dhe kujdesin për to në nxjerrjen e argumenteve për çdo çështje të jetës.

Po ashtu, kjo i lidh njerëzit me dy burimet kryesore të fesë,
dhe përmban bereqetin e leximit të Kuranit, si dhe bereqetin e dërgimit të salavateve dhe selameve mbi të Dërguarin ﷺ, duke përcjellë fjalët e tyre të bekuara te njerëzit.

Ndërsa sot nuk është më e çuditshme të gjesh një dijetar apo thirrës që merret me zbukurimin e fjalës së tij, ose me paraqitjen e hollësive medhhebore, ndërsa tubimi i tij mbetet pa “tha Allahu” dhe “tha i Dërguari i Tij ﷺ”.

Dhe sa dallim i madh është mes atij që i lidh njerëzit me filan tekst apo me mendimet e filanit e filanit, ndërsa argumentin e përmend vetëm kalimthi, pa meditim e pa madhërim,
dhe atij dijetari që sjell tekstin nga Kurani ose Suneti dhe e bën atë bosht të fjalës së tij.

Sa dallim i madh, për Zotin, sa dallim i madh…!
Dr. Halid Drejis

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit