Vatikani hap hapësirë për namaz, po universitetet tona? Pse studentët shqiptarë falen ende “cepsave”? – Baki Goxhaj

Më të lexuarat

Më gëzoi shumë lajmi se Libraria e Vatikanit, një nga libraritë më të vjetra dhe më të mëdha të botës, ku bëjnë kërkime shkencore edhe shumë studiues myslimanë, me kërkesën e këtyre të fundit, u ka vënë në dispozicion një hapësirë të vogël enkas për faljen e namazit.

Kjo më kujtoi një nga përvojat më traumatike të jetës universitare, qëmtimin e përditshëm të një vendfaljeje nëpër klasat e univeristetit, bashkë me studentë të tjerë namazfalës, sidomos gjatë dimrit, kur dita është e shkurtër. Përgjithësisht përfundonim në klasa të boshatisura nga nxënësit, por të mbushura me papastërti nga më të ndryshmet. Gjithsesi, sistemoheshim me copa letre për të vënë fytyrën si sixhade miniaturë.

Vitin e tretë të studimeve, fillova punë në një studio grafike ngjitur me universitetin dhe, duke qenë se isha punonjësi i vetëm, studioja u kthye edhe në vendfaljen e gjithë studentëve që faleshin, 7-8 gjithsej. Kjo zgjati për më shumë se një vit, derisa një ditë të bukur, shefi im i shoqëruar me një klient potencial, kapi një nga studentët dhe të fejuarën e tij duke u falur brenda. I skandalizuar përpara kësaj situate të papritur, ma ndaloi të lejoja shokët të faleshin në biznesin e tij. Kështu që namazfalësit e tjerë u rikthyen të klasat e ndotura të përshtatura si vendfalje on-the-go.

Ky ka qenë një shqetësim i herëpashershëm i imi dhe e kam ngritur si çështje vitet e fundit me myftiun aktual të Vlorës z. Ardit Hoxhllaku dhe me Unioni Studentor Musliman.

Të gjithë universitetet perëndimore janë të pajisura me ambiente të përshtatshme për faljen e namazit për studentët myslimanë. Madje, në disa prej tyre falet xhumaja rregullisht dhe kanë edhe kanë një hoxhë enkas për studentët e universitetit.

Lind natyrshëm pyetja, pse studentët shqiptarë prej 35 vitesh falen si hajdutë, cepave dhe vrimave?

Përgjigjja është shumë e thjeshtë, nuk e kemi kërkuar diçka të tillë. Në rastin konkret, ne presim që për vendfaljen tonë të mendojmë ata që s’falen. Kjo s’falet!

Prandaj, është e udhës që ne, brezi paraardhës, t’i ofrojmë mbështetje dhe guidë brezit aktual të studentëve për të nisur dhe bitisur një fushatë mbarëkombëtare për pajisjen e universiteteve më vendfalje, të denja për vendin dhe kohën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit