-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

GREQI, PO THELLOHET RECESIONI?

Më të lexuarat

Greqia thotë se recesioni në vend po thellohet dhe se qeveria do të paraqesë informacion “alarmues” për gjendjen e ekonomisë këtë javë para auditorëve ndërkombëtarë në një përpjekje për të lehtësuar kushtet e paketës së fundit të shpëtimit për qeverinë.

Një zëdhënës qeveritar i cilësoi sot të dhënat ekonomike si “tronditëse” dhe tha se informacioni tregon pa asnjë dyshim se masat shtrënguese që kanë vendosur kreditorët po e dëmtojnë ekonominë greke, në vend që ta ndihmojnë.

Zëvendës ministri i Financave Christos Staikouras tha se ekonomia greke, që ndodhet në vitin e pestë të recesionit, do të tkurret këtë vit 6.7 ndryshe nga ç’ishte parashikuar më parë në nivelin 4.5 për qind.

Ndërkohë, kreu i grupit të posaçëm të Bashkimit Evropian për Greqinë tha sot në një konferencë në Athinë se reformat në vendin e rrënuar nga borxhet, të kombinuara me trajtimin e problemeve financiare janë të nevojshme për ndryshimin e gjendjes. Inspektorët e Bashkimit Evropian, Fondit Monetar dhe Bankës Qendrore Evropiane, pritet të shkojnë këtë javë në Athinë për t’u takuar me qeverinë e re.                                             

Kreu i grupit të posaçëm të Bashkimit Evropian për Greqinë, përsëriti sot nevojën për refoma në vendin e rrënuar nga borxhet. Gjatë një konference në Athinë, Horst Reichenbach tha se edhe me këto reforma do të ishte e vështirë të përmirësohej situata e ekonomisë greke, nëse nuk trajtohet situata tejet e vështirë e financave.

“Ministrive po u ofrohet ekspertizë. Reformat kanë rëndësi të drejtpërdrejt për rritjen ekonomike dhe punësimin. Në këto masa përfshihen lehtësimi eksporteve, thjeshtimi i procedurave për hapjen e bizneseve, reduktimi i barrës administrative e të tjera.

Inspektorët e borxhit nga treshja BE, FMN dhe Banka Qendrore Evropiane, pritet të shkojnë këtë javë në Athinë për t’u takuar me qeverinë e re.

Partia e qendrës së majtë, PASOK, pjestare e koalicionit qeverisës, u përfaqësua në konferencë nga Evangelos Venizelos i cili tha se zgjerimi i programit ekonomik të vendit është baza e bashkëpunimit.

Evangelos Venizelos, PASOK

“Sikurse e kam thënë para shpërbërjes së parlamentit, është thelbësore zgjerimi me tre vjet i programit ekonomik nëse është e mundur pra deri në 2017, ose të paktën me dy vite. Kjo është e nevojshme që të formulojmë një stategji fiskale afatmesme.”

Greqia po mbështetet në huatë e shpëtimit nga partnerët e saj të eurozonës dhe Fondit Monetar për të shmangur falimentimin. Ky është viti i pestë i recesionit në Greqi ku papunësia ka arritur 22 përqind, rreth dy herë sa mesatarja në eurozonë.

Një zëdhënës i qeverisë së re greke tha se do t’u paraqesë inspektorëve ndërkombëtarë të dhëna alarmante për rënien ekonomike dhe papunësinë. Zëdhënësi tha se të dhënat do të tregojnë se programi aktual i shkurtimeve të rrepta ekonomike ishte antiproduktiv.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit