Ky postim i presidentit amerikan Donald Trump, i publikuar në platformën e tij, sugjeron se jemi në prag të një rendi të ri botëror, ku aleanca perëndimore e krijuar pas Lufta e Dytë Botërore po merr fund, dhe se NATO – aleanca më e fuqishme ushtarake në botë praktikisht ka përfunduar.
Trump thotë, sipas përkthimit:
“SHBA-të janë informuar nga shumica e ‘aleatëve’ tanë në NATO se nuk duan të marrin pjesë në operacionin tonë ushtarak kundër regjimit terrorist të Iranit në Lindjen e Mesme; kjo pavarësisht faktit se pothuajse çdo vend është plotësisht dakord me atë që po bëjmë, dhe se në asnjë mënyrë nuk mund të lejohet që Irani të zotërojë armë bërthamore. Megjithatë, nuk jam i befasuar nga sjellja e tyre, sepse gjithmonë e kam konsideruar NATO-n — ku ne shpenzojmë qindra miliarda dollarë çdo vit për të mbrojtur këto vende — si një rrugë me një drejtim; ne i mbrojmë ata, por ata nuk bëjnë asgjë për ne, sidomos në kohë nevoje.
Fatmirësisht, ne e kemi shkatërruar ushtrinë e Iranit — marina e tyre ka marrë fund, forcat ajrore kanë marrë fund, mbrojtja ajrore dhe radarët e tyre kanë marrë fund, dhe ndoshta më e rëndësishmja, udhëheqësit e tyre, pothuajse në të gjitha nivelet, kanë marrë fund dhe nuk do të na kërcënojnë më neve apo aleatët tanë në Lindjen e Mesme apo në botë!
Për shkak se kemi arritur një sukses të tillë ushtarak, nuk kemi më ‘nevojë’ për ndihmën e vendeve të NATO-s dhe as nuk e dëshirojmë atë — nuk na është dashur kurrë! Po ashtu edhe Japonia, Australia apo Koreja e Jugut.
Në fakt, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi më i fuqishëm në botë me diferencë të madhe, ne nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt!
Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje.
Presidenti Donald J. Trump”
/Ahmed Mansour/

