I DOLI NGJYRA EDHE NUSRET PLLANËS

Më të lexuarat

Nusret Pllana, që dikur e ftonim në xhamitë tona shqiptare për të promovuar librin e tij, dhe për t’i mbledhur para në mënyrë që libri të ribotohet dhe të shpërndahet sa me shumë, tani paska dal publikisht për t’na fyer shtëpitë e Zotit, dhe për t’na fyer të dërguarit e Zotit.

Nuk është cudi shprehje a vjetër e baballarëve tanë kur thonin; BUKA JOTE TË VRET.

Tani me që ky paska dal publikisht dhe pa fije turpi na i fyen Pejgamberët tanë, do të dal edhe unë publikisht për ta treguar se ky njeri, nuk është asgjë tjetër vetëm se një zhvatës i gjepave të mërgimtarëve.

Nusret Pllana, tani e ka radhën që të jap llogari se cfarë bëri me parat që i mori nga shitja e librit në këto xhami:
– Në xhaminë “Xheneti” në St. Gallen
– Në xhaminë e Aarburgut,
– Në xhaminë Albi Kulturgemeinde në Weingarten
– Në xhaminë e Stuttgartit
– Në xhaminë e Gjenevës

Nusret Pllanësn e kemi pritur si një Ambasador, i kemi paguar biletën, akiomodimin, e kemi shëtitur në vende të ndryshme të Zvicrës dhe Gjermanisë, dhe ia kemi mbushur gjepat me para, për të vetmin qëllim që libri i tij që u shit dhe mori mbi 20,000 franga, tani do jem unë ai që do ta denoncoj dhe do ta dërgoj në polici derisa ai te del publikisht dhe të kërkoj falje.

Nusret Pllana përvec që na shfrytëzoi, dhe asnjëherë nuk doli që librin e tij ta dhuroj falas, ai paska marr guximin që ta kontestoj se a ka shqiptarizëm në xhamitë shqiptare apo jo.

Publiku nuk e di se libri që tani e shet Nusret Pllana, nuk ishte vetëm ky autor i tij, por ishte Prof. dr. Hakif Bajrami dhe Adem Demaçi, të cilët ky i largoi nga libri – pa asnjë të drejtë –

Tani le t’na tregoj Nusret Pllana, se:
– Përse largoi emrat e dy kontribuesve të mëdhenjë të lapsit?

– A ndau Nusret Pllana ndonjë euro për familjarët e të Masakruarve nga shitja e librit dhe shumë pyetje të tjera që ai tani do të përballet me drejtësinë.

Për fund, Nusret Pllana le t’na tregoj se si u konvertua në fenë katolike vëllau i tij dhe mos t’na tregoj asgjë për Adem Jasharin, sepse familja Jasharaj e ka dëshmuar kontributin me gjakun e bijve dhe bijave te veta duke dhënë 50 anëtarë të familjes për këtë vend.

Me respekt
Feim Dragusha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit