-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

TURQIA BOJKOT PRESIDENCËS SË QIPROS

Më të lexuarat

Pjesa greke e Qipros mori përsipër presidencën e BE-së. Turqia, e cila kontrollon veriun e ishullit paralajmëron bojkot. Gjashtë muajt e ardhshëm pritet të jenë të trazuar për BE-në dhe Turqinë.

“Marrëdhëniet me Turqinë kanë një rëndësi të madhe, veçanërisht në sfondin e krizës së borxhit në Evropë dhe jostabilitetit të vendeve në Lindjen e Mesme”, thuhet në një artikull të përbashkët të 16 ministrave të Jashtëm evropianë. Artikulli u botua në fillim të javës në gazetën turke “Hurriyet Daily News”. Mesazhi se Turqia patjetër dëshirohet të jetë partner erdhi pak para se Qipro më 1 Korrik të marrë presidencën e radhës së BE-së.

Ishulli mesdhetar është i ndarë: Jugu ndodhet në duart e grekëve qipriotë, për ata vlejnë ligjet e BE-së. Turqia mban të okupuar veriun dhe nuk ka përparuar me kërkesën e saj për anëtarësim në BE, siç shpresohej nga ajo.

Shtatorin e kaluar, qeveria turke kishte kërcënuar se do të ngrijë bashkëpunimin e saj me BE-në në rast se Qipro me të vërtetë do të merrte presidencën e radhës në BE. Në vend të ndarjes së Qipros atëherë problem më i madh do të jenë marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së, citonin atëherë mediet turke zëvendëskryeministrin Beşir Atalay.

Tani, dhjetë muaj më vonë janë zbutur deklaratat nga Ankaraja: diplomatët turqë sigurojnë se do të bojkotohet vetëm presidenca e Qipros. Bashkëpunimi me institucionet evropiane nuk do të ndërpritet. Këtë e konfirmoi për DW-në edhe Selim Yenel, ambasadori turk në BE. “Por ne nuk do të bashkëpunojmë me Presidencën e Këshillit”, shtoi ai. “Në mbledhjet, të cilat drejtohen nga kreu i Presidencës ose që do të mbahen në Qipro ne nuk do të marrim pjesë.” kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit