Tragjedia e urisë dhe dështimi i premtimeve globale

Më të lexuarat

Pikërisht në vitin 1996, dhjetëra udhëheqës botërorë u mblodhën në Samitin Botëror të Ushqimit dhe vendosën ta ulin përgjysmë përqindjen e atyre që vuajnë nga uria. Mirëpo, statistikat e organizatave që merren me tragjedinë e urisë treguan më vonë se numri i të uriturve e kishte tejkaluar 733 milionë njerëz në vitin 2023.
Po ashtu, organizata “Oxfam” njoftoi në vitin 2021 se rreth 11 persona vdesin çdo minutë nga uria dhe kequshqyerja, në një kohë kur njerëzit në vendet e pasura dhe perëndimore vdesin nga tepria dhe sëmundjet që ajo shkakton.
Fjalët e shteteve të mëdha dhe të organizatave që pretendojnë të mbulojnë nevojat e të uriturve për luftën kundër varfërisë nuk janë gjë tjetër veçse konsum mediatik.
Më ka treguar më herët ish-drejtori i përgjithshëm i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Zhak Diuf, se buxheti i organizatës më të madhe në botë që merret me luftën kundër urisë nuk i kalon 350 milionë dollarë, ndërkohë që numri i të uriturve arrin 854 milionë, çka do të thotë se pjesa vjetore për çdo të uritur nuk i kalon dyzet centë.
Vdekja e rreth 6 milionë njerëzve nga uria çdo vit në një botë të mbushur me bollëk – dhe uria e imponuar që përjetoi Gaza – është një aktakuzë ndaj njerëzimit; sepse çdo njeri që vdes nga uria është një i vrarë, dhe çdo i vrarë patjetër që ka një vrasës.

/Ahmed Mansur/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit