“Shtrëngo bulonat e llogaridhënies”, dhe do të shohësh njerëzit të manipulojnë sistemin…

Më të lexuarat

Ashtu siç ndodhi në Atlanta. Nga viti 2001 deri në vitin 2009, sistemi arsimor publik i Atlantës arriti të rrisë rezultatet e tij në testime në mënyrë të vazhdueshme, gjë që çoi në promovimin e drejtuesit të tij, Beverly Hall, në titullin Drejtor i Përgjithshëm i Vitit 2009.

Në vitin 2011, ajo dhe tridhjetë e katër të tjerë (mësues, mbikëqyrës dhe drejtorë) u shpallën fajtorë nga juria e madhe për krijimin dhe përhapjen e një kulture kronike të mashtrimit, ku edukatorët nxiteshin të arrinin përfitime me çdo kusht (fabrikim përgjigjesh, paraqitje rezultatesh të rreme, etj.), ndërkohë që gëzonin mbrojtje dhe shpërblime në këmbim të këtyre veprimeve.

Hetuesit konstatuan se mashtrimi ishte i përhapur në të gjitha nivelet e sistemit, çka tronditi shumë nga publiku i gjerë dhe mbarë kombin. Kjo mund të duket tronditëse në këtë shkallë, por është e pritshme kur llogaridhënia ndërtohet në mënyrë të tillë që përfitimet bëhen aq të rëndësishme sa i shtyjnë njerëzit të bëjnë gjithçka që munden për të mbijetuar ose, në këtë rast, për të përmirësuar pozitat, pasi rezultatet ishin të lidhura me shpërblime financiare për drejtorin e përgjithshëm.

Shpërbleje performancën e lartë dhe ndëshko performancën e dobët në një sistem llogaridhënieje të shtrembëruar, dhe shumëkush do të angazhohet në veprime që u shërbejnë interesave personale dhe dëmtojnë produktivitetin. Nëse je drejtor një “udhëheqës” i një shkolle në një sistem të tillë, veprimi më i mirë që mund të bësh është të bëhesh më i miri në një lojë të keqe: bëj gjithçka që mundesh për të kënaqur autoritetet më të larta, në mënyrë që të mbrosh veten dhe stafin tënd.

Ajo që fillon në shkallë të vogël, shndërrohet në një problem të organizuar një kulturë mashtrimi.

Alternativa më e mirë ndaj kërkesave të ngurta të llogaridhënies është të orientohemi drejt ndërtimit të kapaciteteve që nga fillimi, me një përqendrim të qartë te rezultatet.

Me pak fjalë: llogaridhënia realizohet përmes ndërtimit të synuar të kapacitetit, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Drejtori i shkollës: Tre çelësa për arritjen e efektivitetit maksimal, Michael Fullan, Zyra Arabe e Arsimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit