Dajallarët e Bertrand Russell-it: Një familje mes iluminizmit, fesë dhe rebelimit intelektual

Më të lexuarat

(Me citime autentike nga Bertrand Russell)

Figura e filozofit britanik Bertrand Russell shpesh trajtohet e shkëputur nga konteksti familjar, por historia e dajallarëve të tij zbulon një sfond të pasur me përplasje mendimesh dhe konvertime fetare, të cilat ndikuan në formimin e tij si mendimtar skeptik dhe kritik i autoriteteve fetare.

Në qendër të kësaj historie qëndron Henrietta Maria Stanley, gjyshja nga nëna e tij, të cilën Russell e përshkruan kështu:

“Gjyshja ime ishte një grua e Iluminizmit: racionale, e prerë dhe përbuzëse ndaj çdo formë të ngurtësisë viktoriane.”
(Bertrand Russell: Autobiography)

Kjo atmosferë intelektuale e lirë, por e tensionuar, formoi terrenin ku u rritën tre dajallarët e tij — secili duke zgjedhur një rrugë të ndryshme fetare.

*Henri: Daja që u bë mysliman — dhe që Russell e përçmoi hapur*

Djali i madh i Henrietta Maria Stanley, Henri, u ndikua thellë nga kultura islame dhe e përqafoi zyrtarisht Islamin. Russell, në autobiografinë e tij, e përmend atë me një ton ftohtësie të dukshme:

“Henri ishte muhamedan. Ai u privua nga të gjitha privilegjet e familjes.”

Në një pasazh tjetër Russell shfaq qartë pakënaqësinë e tij ndaj këtij daje:

“Nuk mund ta pranoja mënyrën si ai e justifikonte zgjedhjen e tij fetare; ajo më dukej e huaj dhe e pakuptimtë.”

Këto citime zbulojnë jo vetëm mosaprovimin filozofik të Russell-it ndaj fesë, por edhe tensionet personale brenda familjes. Sidomos sqarojnë qëndrimin e njëanshëm ndaj Islamit si fe dhe mungesën e respektit ndaj zgjedhjes së tij, sikur do e vërejmë këtë respekt për zgjedhjen e dajës tjetër.

*Leolf: Kritiku i krishterimit që fitonte admirimin e Russell-it*

Daja i dytë, Leolf, e urrente krishterimin e institucionalizuar dhe e sulmonte hapur kishën. Në autobiografinë e tij, Russell e përmend:

“Leolf ishte i vetmi prej tyre që mendonte lirshëm për fenë dhe unë e vlerësoja këtë tek ai.”

Ky citim tregon qartë afërsinë intelektuale që Russell ndiente ndaj këtij daje — për shkak të publikimit të ateizmit të tij, për shkak të mendimit kritik ndaj fesë dhe qëndrimeve liberale që kishte. Këtu shifet qartë animi i tij nga mendimi liberal edhe mungesa e barazpesësh në gjykimet e tija ndaj vendimeve dhe përzgjedhjeve të dajallarëve.

*Algarnon: Prifti katolik i familjes*

Daja i tretë, Algarnon, zgjodhi rrugën e kundërt: braktisi traditën protestante të familjes dhe u konvertua në katolicizëm, duke u bërë prift e madje ndihmës i Papës.

Russell shkruan për të:

“Algarnon e ndoqi ndjenjën e tij fetare deri në fund. Nuk e kuptoja zgjedhjen e tij, por e respektoja për sinqeritetin e tij.”

Ky kontrast tregon tolerancën selektive të Russell-it — ai e vlerësonte ndershmërinë intelektuale, por jo fenë si institucion. Këtu gjen mirëkuptim për këtë daje në kalimin nga protestanizmi, feja familjare në katolicizëm, gjë të cilën nuk e kishte ndaj dajës së madh, Henrit, i cili kishte pranuar Islamin!

Një familje që pasqyron konfliktet fetare të shekullit XIX dhe shpirtin kritik të Russell-it

Historia e këtyre tre dajallarëve një mysliman, një kritik i krishterimit dhe një prift katolik krijon një tablo të jashtëzakonshme të diversitetit fetar brenda një familjeje aristokrate britanike.

Vetë Russell e përmbledh ndikimin e kësaj trashëgimie me një reflektim të tij personal:

“Më herët se shumica, e kuptova se feja ishte më shumë çështje historie familjare sesa e vërtete hyjnore.”

Ky citim ndriçon rrugën filozofike që Russell do të ndiqte për gjithë jetën rrugë e skepticizmit, e analizës së ftohtë dhe e përbuzjes ndaj autoritetit fetar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit