Një libër që ja vlen të jetë edhe në gjuhën shqipe!

Më të lexuarat

Libri i përket studiuesit Norman Daniel, me titull “Islami dhe Perëndimi”. Libri flet rreth imazhit që Perëndimi ka formuar për Islamin përgjatë shekujve.

Edhe pse autori nuk pati sukses të plotë në shpjegimin e saktë të zhvillimit të këtyre imazheve, ai vërtetoi se blloku kryesor i tyre është transmetuar i pandryshuar nga Mesjeta deri në kohët moderne, dhe ka dominuar shkrimet e orientalistëve dhe autorëve perëndimorë në epokën bashkëkohore.

Përçudnimi i qëllimshëm i Imazhit të Islamit

Norman Daniel thotë në librin “Islami dhe Perëndimi”, fq. 35:

“Paprekshmëria (autenticiteti) i Librit të Shenjtë (Biblës) u bë pika ndarëse themelore te polemistët e krishterë agresivë; ashtu siç u zemëruan nga doktrinat islame, ata i shikuan ato nën dritën e ideve të tyre të paragjykuara dhe patjetër i shtrembëruan… dhe i keqkuptuan me qëllim.”

Dhe në të njëjtën faqe ai thotë:

“Polemika kundër Islamit formoi një model të qëndrueshëm idesh, i cili u imitua vazhdimisht, një strukturë e ndërlidhur mendimesh nga e cila nuk kishte shpëtim; ishte si një rrjetë mendore me të cilën kapeshin disa mendje, duke i penguar dhe duke ua shtypur aftësinë për të përjetuar qoftë edhe një ndjesi emocionale ndaj muslimanëve.”

Ndërsa në faqen 301 ai shkruan:

“Perëndimi formoi një vizion materialist për Islamin, krejtësisht të ndryshëm nga ajo që do ta pranonte një musliman… Por ky vizion u përshtat me Perëndimin dhe me nevojën e tij, aq sa u bë e mundur të mbrohej mendja e të krishterëve nga ‘apostazia’ — domethënë nga pranimi i Islamit — dhe i dha botës së krishterë një vetë-respekt përballë një civilizimi që ishte më i lartë se të tjerët.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit