Kurani … mençuri për mendjen dhe paqe për shpirtin

Më të lexuarat

✍ Ibn Kudame – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Nuk është e pëlqyeshme të vonohet leximi i plotë i Kuranit (hatmeja) më shumë se dyzet ditë.”

✍ Kurtubiu – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:
“Dyzet ditët janë për njerëzit e dobët ose për ata që janë të zënë me punë.”

✨ Kushedi sa muaj e sa “dyzet ditësha” kalojnë?! Zemrat do të tronditeshin nëse do ta kuptonim realisht këtë!

🔸 Prej begatisë së Kuranit është se Allahu i Lartësuar e bekon mendjen e atij që e lexon dhe e mëson atë.

✍ Abdul-Melik ibn Umejr ka thënë:
“Thuhej: njerëzit me mendjet më të qëndrueshme janë lexuesit e Kuranit.”

Në një transmetim tjetër ka thënë:
“Njerëzit me mendjet më të pastra janë lexuesit e Kuranit.”

✍ Kurtubiu – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Kush e lexon Kuranin, do të gëzojë mendje të begatë edhe nëse arrin njëqind vjeç!”

✍ Imam Ibrahim el-Makdisi e porositi nxënësin e tij, Abbas bin Abdud-Dâjim – Allahu i mëshiroftë duke i thënë: “Shtoje leximin e Kuranit dhe mos e lë asnjëherë, sepse në atë masë që e lexon, aq do të të lehtësohet ajo që kërkon.”

✍ Ibn -Salahu – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Është transmetuar se engjëjve nuk u është dhënë mundësia e vlerës së leximit të Kuranit, prandaj ata janë të etur për ta dëgjuar atë nga njerëzit.”

✍ Ebu’z-Zinad ka thënë: “Dilja para sabahut drejt xhamisë së të Dërguarit të Allahut ﷺ, e sa herë që kaloja pranë ndonjë shtëpie, aty patjetër ishte dikush që lexonte Kuran.”

✍ Shejhul-Islam Ibn Tejmije – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:
“Nuk kam parë gjë që e ushqen mendjen dhe shpirtin, ruan trupin dhe garanton lumturinë, më shumë se sa vazhdimësia në shikimin (leximin) e Librit të Allahut.”

✨ Prandaj lidhu fort me Kuranin sepse do të gjesh begati.  Allahu i Lartësuar në Librin e Tij të qartë ka thënë:
“Një Libër që Ne ta kemi zbritur ty, i begatë, që të meditojnë mbi ajetet e tij.”

✍ Disa prej komentuesve të Kuranit kanë thënë: “U angazhuam me Kuranin, dhe  kështu na mbuluan begatitë dhe të mirat e dynjasë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit