2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

KRYEMINISTRI ERDOAN I DREJTOHET POPULLIT ME NJË FJALIM

Më të lexuarat

‘Ndërkohë që Turqia merret me një çështje kombëtare, shtimi i sulmeve të pabesa nga organizata terroriste, është një element që pa tjetër duhet nënvizuar”…

Janë këto fjalët me të cilat Kryeministri Rexhep Taijp Erdoan theksoi se organizata terroriste është duke u përdorur si mashë.

Në fjalimin drejtuar kombit, Kryeministri Erdoan tha se organizata terroriste është në tradhti dhe shtoi: “Ne nuk jemi një komb që i përkulemi kërcënimeve”.

“Me rritjen, zhvillimin, avancimin dhe përparimin e Turqisë, edhe disa rrethe ndjejnë një shqetësim serioz nga kjo dhe përpiqen ta pengojnë këtë zhvillim”, tha Kryeministri Erdoan dhe tërhoqi vëmendjen mbi lojërat që disa kërkojnë të luhen mbi Turqinë.

Kryeministri Erdoan tha: “Disa rrethe nuk mund ta pranojnë qenien e Turqisë një vend me ekonomi të fortë, me politikë të jashtme aktive dhe një forcë ndikuese në rajon dhe botë. Këto rrethe, herë përdorin si mashë organizatat terroriste e herë diktatorët kukulla, në mënyrë që ta pengojnë Turqinë në avancimin e saj”.

“Por në librin tonë frika nuk është e shkruar”, shtoi Erdoan dhe duke dhënë si shembull Himnin Kombëtar tha “Ne nuk jemi një popull që kemi frikë të marrin udhën sepse të tjerët do të na vënë stërkëmbëshin ose do të na ndërpresin rrugën. Ne nuk jemi një popull, shtet apo vend që i përkulemi kërcënimeve. Në historinë e këtij populli nuk është shkruar asnjëherë për frikën apo për dështimin. Dua t’iu tërheq vëmendjen mbi fjalën e parë të Himnin tonë Kombëtar ku thuhet “Mos kij frikë!””.

Në agjendën e Kryeministrit ishin edhe sulmet e fundit të organizatës terroriste.

Lidhur me këtë ai tha: “Sulmet terroriste, për 30 vjet me radhë qytetarëve të mi me origjinë kurde nuk i ka sjellë asnjë përfitim, por në të kundërt i ka mbytur ata me dhimbje, gjak dhe lot. Ndërkohë që Turqia është duke u marrë me Sirinë me të cilën ndan edhe kufirin më të gjatë, shtimi i sulmeve të pabesa në Lindje dhe Juglindje të organizatës terroriste është një element që duhet të nënvizohet patjetër. Sulmet e fundit kundër ushtarit dhe policit tonë janë një fakt i qartë i pabesisë në të cilën ndodhet organizata terroriste”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit