Gazetarja e pyet Blushin nëse ka marrë kërcënime (për librin “Jam musliman”).
Autori përgjigjet se “ka marrë mallkime dhe jo kërcënime”.
Pyetja që më pas vjen nga gazetarja është katastrofë:
“A keni bërë denoncime?”(!!!). Pra, denoncim për mallkime(!!!)
Blushi hedh valle me kryeveprat e tij plot gënjeshtra e absurditete edhe prej kësaj gazetarie katastrofike.
Askund pyetje të llojit:
Nga jeni ngacmuar nga kjo histori, sepse nuk mund ta fantazoni pa limite morale kur është fjala për besimin e shumicës së njerëzve me të cilët ndani jetën tuaj?
Kush janë islamikët e Rrugës së Kavajës? Si i keni njohur ata? Na thuaj ndonjë emër përfaqësues?
Thatë që nuk ishit shkrimtar investigativ, por si mund të dilni në definicione pa njohur thellësisht realitete të caktuara mbi të cilat bëni libra?
– Ermir Hoxha
