Deklaratë për shtyp e Lëvizjes së Rezistencës Islame “Hamas”

Më të lexuarat

Deklaratë për shtyp e Lëvizjes së Rezistencës Islame “Hamas”

Vendimi i Netanyahut për të ndaluar hapjen e kalimit të Rafahut deri në një njoftim të dytë përbën shkelje flagrante të kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, si dhe mohim të angazhimeve që ai kishte marrë përpara ndërmjetësuesve dhe palëve garantuese.

Vazhdimi i mbylljes së kalimit të Rafahut, ndalimi i daljes së të plagosurve dhe të sëmurëve, pengimi i lëvizjes së qytetarëve në të dy drejtimet, si dhe ndalimi i futjes së pajisjeve të domosdoshme për kërkimin e të zhdukurve nën rrënoja, e gjithashtu pajisjeve dhe ekipeve të specializuara për identifikimin e trupave, do të çojë në vonesë të proceseve të nxjerrjes dhe dorëzimit të trupave.

Vazhdimi i okupatorit në kryerjen e shkeljeve dhe agresioneve – që deri më tani kanë arritur në më shumë se 47 shkelje të dokumentuara, me pasojë 38 dëshmorë dhe 143 të plagosur – dëshmon edhe një herë për qëllimet e tij agresive dhe për vazhdimin e politikës së rrethimit ndaj më shumë se dy milionë palestinezëve në Rripin e Gazës.
Krimineli i luftës Netanyahu vazhdon të shpikë justifikime të rreme për të bllokuar zbatimin e marrëveshjes dhe për t’u tërhequr nga detyrimet e tij.

Ne u bëjmë thirrje ndërmjetësuesve dhe palëve garantuese të marrëveshjes që të veprojnë menjëherë për të ushtruar presion mbi okupatorin që të hapë menjëherë kalimin e Rafahut, të zbatojë të gjitha pikat e marrëveshjes dhe të ndalë krimet e tij të vazhdueshme kundër popullit tonë palestinez në Rripin e Gazës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit