“Asnjë besim te Netanyahu”: Protestuesit në Tel Aviv shpresojnë te Trump për të ndalur luftën

Më të lexuarat

Protestuesit dolën në rrugët e Tel Avivit natën e kaluar, duke kërkuar nga qeveria izraelite që të finalizojë marrëveshjen dhe të ndalojë luftën në Gaza për të kthyer pengjet.

Disa protestues shprehën shqetësim për kryeministrin Benjamin Netanyahu, duke thënë se ai mund të sabotojë marrëveshjen si më parë.

“Jemi të shqetësuar për lirimin e të rrëmbyerve. Dëshirojmë të ndalet lufta… nuk kemi asnjë besim tek Netanyahu. Por tani kemi të gjithë besimin te Trump,” tha Gil Shelly, një protestues nga Tel Aviv.

“Është hera e parë pas muajsh që jam me shpresë. Shpresoj që ai [Trump] ta kuptojë tani se Netanyahu dëshiron vetëm të vazhdojë luftën për t’u shmangur burgut dhe për të mbajtur detyrën si kryeministër.” /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit