1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Spanja mund ta arrestojë Netanjahun

Më të lexuarat

Një gjykatës në Spanjë ka gjetur në “vrimë” në ligjin që beson t’iu mundësojë autoriteteve vendit që ta arrestojnë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe gjashtë zyrtarë të tjerë izraelitë për shkak të sulmeve ndaj komandosëve detarë në anijen turke Mavi Marmaru e cila dërgonte ndihmë në Brezin Perëndimor në Gazë në vitin 2010, transmeton Koha.net. Gjykatësi Hose de la Malta nga Gjykata kombëtare spanjolle gjatë vikendit i ka dhënë instruksione policisë spanjolle që të përcjellë lëvizjet e Netanjahut dhe të gjashtë ministrave të tjerë izraelitë të cilët e kanë formuat forumin e ashtuquajtur “Shtatëshja” gjatë sulmit dhe ata mundësisht të arrestohen.
Gjatë këtij sulmi ishin vrarë dhjetë turq aktivistë propalestinezë.

Akuzë të ngjashme më herët kishin bërë edhe tre spanjollë që kishin qenë në anije.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit