Amaneti që i la djalit të saj në rast se do të vritej:

Më të lexuarat

“Ghaith, ti je zemra dhe shpirti i nënës tënde. Dua që të lutesh për mua dhe të mos qash për mua, që të mund të qëndroj e lumtur. Dua që të ma mbash kokën lart, të punosh shumë, të shkëlqesh dhe të jesh i aftë.

Dua që të bëhesh i suksesshëm, i dashuri im. Dua, i dashur, që të mos më harrosh. Unë bëja gjithçka vetëm për të të bërë të lumtur, për të të mbajtur të gëzuar dhe të rehatshëm, dhe për të të siguruar gjithçka.

Dhe kur të rritesh, të martohesh dhe të kesh një vajzë, vendosi asaj emrin tim, Merjem. Ti je dashuria ime, zemra ime, mbështetja ime, shpirti im dhe djali im për të cilin jam krenare.

Do të jem gjithmonë e lumtur kur të dëgjoj për reputacionin tënd të mirë.

Një amanet që të lë, Ghaith: namazi yt, namazi yt, namazi yt, i dashuri im.”

Amaneti i fundit që i la djalit të saj, është edhe amaneti i fundit që Pejgamberi ynë i dashur ia la ummetit të tij, domethënë të gjithëve neve.

Gazetarja e njohur, Merjem Ebu Dagga, ra shehid pas sulmit të sotëm ndaj spitalit Nasser. Ajo, dy gazetarë të tjerë, forcat e shpëtimit dhe stafi i ambulancës ndodheshin pranë një gazetari tjetër të bombarduar pak para ardhjes së tyre. Pushtuesi, me një bombardim të dytë, i masakroi të gjithë gjatë një transmetimi live.

Kam pasur kohë të gjatë që e ndiqja profilin e saj në Instagram dhe kam pas postuar herë pas here video të saj. Allahu i mëshiroftë dhe i bëftë prej banorëve të xhennetit Firdeus, dhe kur të vijë dita, i ribashkoftë me të afërmit e tyre.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit