“Sekreti i pjellorisë më të madhe dhe kënaqësisë më të madhe në ekzistencë është: të jetosh një jetë të rrethuar nga rreziku!”
— Fridrih Niçe
Ka një drejtim në filozofi që e lidh shkallën e kënaqësisë së jetës me afërsinë ndaj kthesave dhe skajeve të rrezikut brenda saj. Jeta i ngjan ujit: në qetësinë e tij ai kalbet, ndërsa në rrjedhën e tij është i ëmbël.
Magnus Carlsen thotë: “Rreziku më i madh është të mos rrezikosh kurrë.”
Fjala e tij i ngjan thënies së filozofit francez Edgar Morin: “Eliminimi i plotë i rreziqeve çon në eliminimin e plotë të jetës.”
Unë them: kjo deri diku është e vërtetë, sepse jeta e ndenjur dhe e mpirë është shkatërrim për shpirtin, shijen dhe mendjen. Cilësia e jetës lidhet me masën e sfidave dhe vështirësive që njeriu përballet, por sfida e vështirësi që nuk e thyejnë e shkatërrojnë, por e nxisin për përgjigje pozitive. Pikërisht këtë e përmend edhe historiani britanik Arnold Toynbee kur flet për jetën dhe vdekjen e qytetërimeve dhe shoqërive. Dhe jeta e njeriut individual nuk është krejtësisht e ndryshme nga jeta e shoqërive njerëzore, por i ngjan dhe i afrohet në shumë gjëra.
Prandaj, shmangia e përhershme e përplasjeve çon në humbje të përhershme. Në murin e një qendre rinore në qytetin Bern të Zvicrës ishte shkruar kjo fjali:
“Dështimi ynë nuk i kthehet humbjeve që na goditën, por përplasjeve në të cilat nuk morëm pjesë.”
Dhe Lucille Ball ka thënë:
“Më mirë të pendohem për gjërat që kam bërë, sesa të pendohem për gjërat që nuk i kam bërë.”
Aid Deuserij
