O banorë të Gazës:
Mos u merrni me ata që ju kanë braktisur, as me ata që ju kanë kundërshtuar, sepse ndihma për ju është një nder që nuk e arrin çdokush. E kush ju ka braktisur ndërkohë që ka mundësi t’ju ndihmojë, është shumë më i vogël se sa të merret parasysh.
Profeti ﷺ ka thënë për një grup nga umeti i tij që qëndron në rrugën e Allahut:
“Nuk do t’u bëjë dëm atyre ai që i braktis apo ai që u kundërvihet.”
Më e mira që ju shërben sot është të humbni shpresën tek njerëzit dhe të keni shpresë të plotë vetëm tek Zoti i njerëzve; të prisni prej Tij njërën nga dy të mirat: fitore ose dëshmi, të keni durim, qëndrueshmëri, të mbroni fenë, nderin dhe të shenjtërat, dhe të ndihmoni ata prej jush që e mbajnë këtë barrë.
Dhe kujtoni gjithmonë fjalën e të Dërguarit ﷺ:
“Do të merret njeriu më i vuajtur në këtë botë prej banorëve të Xhenetit, e do të zhyset një herë në Xhenet. Pastaj do t’i thuhet: O bir i Ademit, a ke parë ndonjëherë mundim? A ke kaluar ndonjëherë ndonjë vështirësi? Ai do të thotë: Jo, pasha Allahun o Zot, kurrë nuk kam parë ndonjë mundim, as kam kaluar ndonjë vështirësi.” (E transmeton Muslimi).
Le të vijë çlirimi me lejen e Allahut, dhe ky armik do të shohë pasojën e krimeve të tij në këtë botë para se në botën tjetër.
Ahmed Es-Sejjid
