Përballë SHBA-së, në Alaska me mbishkrimin BRSS
Me të mbërritur në hotel, Lavrov u shfaq me një pulovër me fjalët “BRSS”, akronimn e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, një detaj që menjëherë shkaktoi komente. Ai mbante një jelek të zi sipër tij.
Në një deklaratë të shkurtër për median, Lavrov tha se pret që takimi të vazhdojë një dialog konstruktiv me delegacionin amerikan.
“Nuk po planifikojmë asgjë paraprakisht. Qëndrimi ynë është i qartë dhe do ta deklarojmë. Deri më tani është bërë shumë, veçanërisht gjatë vizitës së të dërguarit amerikan Steve Ëitkoff. Shpresoj që edhe këtë herë të vazhdojmë komunikimin e mirë dhe të dobishëm”, tha ministri i jashtëm rus.
Pjesa tjetër e delegacionit rus, përfshirë Dmitry Peskov, ka mbërritur në Alaska, ndërsa mbërritja e “lojtarit kryesor”, presidentit Vladimir Putin, është ende në pritje.
Takimi midis Putin dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump është planifikuar për të premten, më 15 gusht, në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage. Programi parashikon së pari një bisedë kokë më kokë, pastaj një takim me pjesëmarrjen e delegacioneve, dhe negociatat do të vazhdojnë gjatë mëngjesit të punës. /tesheshi.com/
