Dyshimet e të nënshtruarve!

Më të lexuarat

 

1. Do të të thonë: Mos u mërzit, sepse nuk do t’u bëjë dëm atyre kush i tradhtoi!

Ky hadith është për ta, për t’u qetësuar zemrat e tyre, jo për ty që ta përdorësh për të justifikuar tradhtinë tënde ndaj tyre!
Është e vërtetë që nuk do t’u bëjë dëm atyre kush i braktisi, por ai që i braktisi do të mbajë mëkatin e tyre!

E shkruara do të ndodhë patjetër, por ndodh sipas dijes së Allahut për të, jo sepse Ai i detyron robërit e Tij.

Është e shkruar që nga fillimi që filani do ta vrasë filanin apo se filani do t’ia vjedhë pasurinë filanit, por vrasësi dhe hajduti do të qëndrojnë për gjykim Ditën e Kiametit për krimet e tyre!

2. Do të të thonë: Shumë dijetarë të besueshëm nuk flasin për ta dhe nuk e kundërshtojnë derdhjen e gjakut të tyre. Po të ishin në të drejtë, do ta bënin!

E unë të them: që kur e njohim të vërtetën përmes burrave? Ne i njohim burrat përmes të vërtetës. Dhe kjo është koha të kuptosh se ata që i kishe për të besueshëm, nuk janë të tillë!

A nuk e ke lexuar historinë e këtij ummeti në kohët e krizave të saj? A nuk e di se pesëdhjetë juristë i dhanë fetva Halifit Mu’tasim për të vrarë Ahmed ibën Hanbelin?!

Dijetarët nuk njihen nga librat, o miku im, por njihen nga qëndrimi në jetë. Ahmed ibën Hanbeli nuk është Imam i Sunnetit sepse ka “Musnedin”, por sepse qëndroi i patundur ditën e sprovës për krijimin e Kur’anit!

3. Do të të thonë: Media nuk flet për ta si heronj; a do t’i linte media jonë po të ishin me të vërtetë heronj?!

O miku im, kur u kap Omar el-Muhtari, gazeta “Barqa” shkroi me titull të madh: “Kapja e udhëheqësit të rebelëve, Omar el-Muhtar!”

Nëse matësi yt për vlerësimin e njerëzve është kanali “Al-Arabija” dhe të ngjashmit me te, atëherë për ty duhet të qajmë më shumë se për një foshnjë që e nxorën të copëtuar nga rrënojat!

4. Do të të thonë: Njerëzit jetonin në qetësi, hanin dhe pinin; a ia vlente vallë?

Ky është gjithmonë gjykimi i bagëtive – ato mendojnë vetëm për ushqimin!
Trashen në qetësi, derisa të therën në fund të fundit.
Ndërsa fjala “dinjitet” është një term njerëzor, që kafshët nuk e kanë dëgjuar kurrë!

5. Do të të thonë: Po për gjithë këtë numër të madh të “viktimave”?

Së pari: këta janë dëshmorë me lejen e Allahut, jo “viktima”!

Së dyti: qëndrueshmëria në akide dhe parim është adhurim, jo tregti që të krahasohet me çmimin!

Banorët e Uhdudit u dogjën të gjithë dhe Allahu e quajti këtë “fitore të madhe”!

Sumajën e vrau Ebu Xheli me shtizë, ndërsa ajo ishte e lidhur me hunj në tokë – dhe megjithatë ajo ishte dëshmorja e parë e Islamit!

Hamza ibën Abdulmutalibin dhe Suhejbin e vrau fisi Kurejsh, e jo Muhammedi ﷺ kur doli me ta në Uhud!

6. Do të të thonë: A nuk po sheh si fëmijët u uritën dhe disa njerëz vdiqën nga uria?

Unë të them: sahabët dhe familjet e tyre u uritën në ditën e Hendekut.

Kush i uriti, a Muhammedi ﷺ sepse refuzoi të përkulej para dikujt tjetër veç Allahut apo Kurejshitët dhe aleatët kur i rrethuan në shtëpitë e tyre?

7. Do të të thonë: Po balanca e forcave?! A nuk duhet njeriu të jetë i arsyeshëm dhe të mos rrezikojë?

Unë të them: po tre mijë veta në Mu’te, që i dërgoi Profeti ﷺ përballë dyqind mijë vetave, ç’ishte kjo?

Po Jermuku dhe Kadisia – a e di sa e madhe ishte pabarazia në numra?
Po Bedri, ku idhujtarët ishin katërfish më shumë?

Xhihadi, o miku im, është detyrim, jo shëtitje. Ai kryhet me aq sa mundet.
Prandaj, para se t’i pyesësh pse luftojnë vetëm, pyet një ummet të tërë: pse i latë vetëm?!

8. Do të të thonë: Ata vetë e sollën këtë fatkeqësi!

Ata duan t’i mbushin mendjen viktimës, e cila është vrarë çdo ditë qysh moti nga një armik i ulët e frikacak, se arsyeja e vrasjes këtë herë është sepse një tjetër viktimë u lodh së qëni viktimë dhe vendosi të ngrihet në këmbë.

Sepse e di që njeriu i lirë vdes në këmbë dhe nuk përkulet; dhe nuk ka problem të mos arrijë një fitore të plotë – mjafton krenaria që i ka gërvishtur fytyrën armikut dhe i ka lënë një shenjë që do ta shohë sa herë të shikohet në pasqyrë!

Nuk të vrau guximi i disave prej popullit tënd; por ai të bëri të barabartë.
Dikur vriteshe kot, ndërsa sot ata po kthejnë një shuplakë që e morën.

A e sheh ndryshimin mes kësaj vdekjeje dhe asaj?

Nuk janë kurrë njësoj, as nuk do të jenë, dhe të kërkoj nga Allahu të mos mbetesh pa kuptuar dallimin mes atij që të vrau në fillim dhe atij që po merr hakun tënd sot!

— Ed-hem Sharkavij / Sutur

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit