O vëllezër të besimit, ju kërkoj strehë tek Allahu që të mos jeni ende të mashtruar nga fjalët e tyre për “të drejtat e fëmijës”, ndërsa fëmijët e Gazës i shihni të nxirren copa nga rrënojat!
Mos u mashtroni nga lotët e tyre të ftohtë – ato janë lot krokodili, pas ngopjes me prenë!
Ata nuk duan mirë për fëmijët tanë, veç kur t’i mbushin me helme morali të prishur, me programet e degjenerimit, me thirrjet e homoseksualitetit dhe “lirinë e zgjedhjes së gjinisë”.
Për ta, djali yt e djali im janë vetëm numra – vdekja e njërit dhe e mijërit është e njëjtë!
Ju kërkoj strehë tek Allahu që të mos jeni ende të mashtruar nga fjalët e tyre për “të drejtat e gruas”, ndërsa gratë e Gazës u copëtuan e u shpërndanë në ajër dhe ata kthyen kokën mënjanë!
Për ta, gruaja ka vlerë vetëm nëse heq hixhabin, merr dashnorë dhe konkurron burrat.
Përtej kësaj, ato janë “fabrika të terrorizmit”!
Një grua e vetme që ikën tek ata pa hixhab kremtohet sikur të kishte gjetur ilaçin kundër kancerit!
Por gratë tona le t’i vrasin e le t’i shkatërrojnë – asnjë feministe nuk do të derdhë lot për to, sepse ata nuk duan lirinë e gruas, por lirinë e qasjes tek ajo.
Ju kërkoj strehë tek Allahu që të mos keni ende besim tek Këshilli i Sigurimit – ai këshill ku vetoja ngrihet për të ndalur paqen dhe për të vazhduar gjakun, ku krimet e Rusisë dënohen në sekondë, por krimet e pushtuesit në Palestinë mbulohen me lutje të rreme “istikharah” që përfundojnë me vendimin: “Mbrojtje legjitime ndaj vetes”!
Ju kërkoj strehë tek Allahu që të mos jeni ende të mashtruar nga OKB-ja dhe traktatet e saj – ato janë bojë mbi letër, idhuj prej hurme që i adhurojnë kur u shërbejnë dhe i hanë kur u duhen!
Ligjet i zbatojnë vetëm kur bëhet fjalë për ta – por për ne kanë tjetër libër ligjesh: disa janë “elita e njerëzimit”, e disa janë “bijtë e qenve”.
Ju kërkoj strehë tek Allahu që të mos jeni ende të mashtruar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – çekanët e saj bien vetëm mbi ne, ligji nuk guxon të prekë krimet e tyre, dhe kriminelët e tyre shpërblehen me çmime “Nobel për Paqe” – duke dalë në podiume me duar të përgjakura dhe me dhëmbë ku kanë mbetur copa mishi nga trupat tanë!
Ju kërkoj strehë tek Allahu që të mos jeni ende të mashtruar nga “liria e shprehjes” së tyre – a nuk i patë protestat e shpërndara me dhunë në “nënën e demokracive”, Amerikë?
A nuk i dëbuan nga puna ata që folën kundër tyre?
A nuk i tërhoqën në gjyqe me akuzën “antisemitizëm”?
A nuk t’i fshinë postimet dhe t’i mbyllën llogaritë?
O besimtar, “liria” e tyre nuk është veçse një statujë prej guri, e ngritur për të mashtruar sytë e naivëve!
Ju kërkoj strehë tek Allahu që të mos jeni ende të mashtruar nga idetë se në këtë botë ka gjëra rastësore!
Ku është Korona me mutacionet e saj që nga dita e parë e luftës në Gaza?
Ku është histeria e homoseksualitetit dhe fushatat e shthurjes?
Ku janë thirrjet për “dialog ndërfetar” dhe “bashkëjetesë paqësore”?
Të gjitha këto janë nga dora e një mësuesi të vetëm – por tani e ka zënë Gaza dhe nuk ka kohë për to!
Ditën pas përfundimit të luftës do t’i shihni të kthehen – virusi vdekjeprurës, fushatat e shthurjes, dhe gjithë propaganda e tyre e kalbur!
Dhe unë, me ndihmën e Allahut, ju paralajmëroj:
Mos besoni në këtë botë të rreme, sepse ajo është e ngritur mbi hipokrizi, padrejtësi dhe gjak të pafajshëm.
Besoni në Allahun, në të vërtetën e Tij, dhe në premtimin e Tij për t’i dhënë fitoren atyre që besojnë e luftojnë për të.
✍️ Adham Sharkaui
