Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ju…
Kur lotojnë sytë dhe ngrihet fuqishëm bindja;
Lotë që nuk derdhen kot…
O ju që u larguat pa lamtumirë…
O ju që banoni në kujtesën e gjakut, në ndërgjegjen e tokës, në pulsin e atyre që mbetën gjallë për të rrëfyer historinë tuaj…
Ne nuk po ju përcjellim ju, por po përcjellim veten tonë sa herë që mungoni.
Po përcjellim ç’ka mbetur në ne nga qetësia, nga gjumi i rehatuar, nga një jetë që nuk rrihet çdo mëngjes nga pamja e një dëshmori.
A lotojnë sytë? Po, lotojnë.
Por nuk lotojnë nga dobësia, lotojnë sepse brenda tyre ka shpërthyer bindja, sepse heshtja është bërë tradhti, sepse çdo pikë gjaku pyet: “Ku ishit?”
Lotojnë sepse lamtumira u bë zakon, tradhtia u bë ritual, dhe pushtuesi vallëzon mbi trupat tanë ndërsa ne e duartrokasim me heshtje.
Ashtu si qau i Dërguari i Allahut ﷺ për Hamzën – prijësin e dëshmorëve – një vaj që nuk e pati për askënd tjetër, edhe ne qajmë për ata që u larguan atje, në Gaza, në Khan Junis, në Rafah, në çdo cep të tokës së bekuar ku cenohet nderi.
Por ne nuk mjaftohemi me lotë, sepse vetëm vajtimi është tradhti nëse nuk pasohet me vepër.
Nga loti i mallëngjimit në thirrjen e zjarrit…
Ç’vlerë kanë lotët nëse nuk ndezin zjarr?
Ç’vlerë ka malli nëse nuk shndërrohet në thirrje që trondit heshtjen?
Ne nuk shkruajmë për të vajtuar, por për të luftuar.
Ne shkruajmë sepse kur fjalët lindin nga barku i dhimbjes, ato bëhen plumba,
dhe kur derdhen nga boja e pikëllimit, ato bëhen zjarr që nuk shuhet.
Lamtumira nuk është fundi, por fillimi i kryengritjes.
Loti nuk është nënshtrim, por shpallje se zemra nuk ka vdekur, se ndërgjegjja nuk është mpirë, se bindja nuk është thyer.
Këtu, nga lotët e syve, nga dhimbja e ndarjes, nga zëri i këngës së pikëlluar që ende kumbon në kujtesë:
“Po ju përcjell me lotët e syve…”
Ngrihemi, jo për të përcjellë, por për të luftuar.
Ngrihemi, jo për të qarë, por për të bërë të qajnë ata që menduan se Gaza mund të mposhtet, se durimi mund të thyhet, se e drejta mund të harrohet.
Ngrihemi…
Sepse bindja ka shpërthyer,
sepse daullet e luftës kanë filluar të bien,
sepse premtimi ka ardhur,
dhe sepse fundi nuk është heshtje, por ulërimë.
Ulërima e bindjes dhe premtimi i rezistencës…
Mjaft më me lotë…
Lotët e kryen misionin e tyre, tani ka ardhur koha e ulërimës.
Tani, ushtritë lëvizin në gjokset tona, daullet e luftës bien në shpirtrat tanë, dhe fjalët ngrihen nga gjumi i tyre për t’u bërë shpata që nuk futen më në mill.
O armik…
Dëgjo mirë, se daullet tona nuk bien për paradë, por për hakmarrje.
Çdo dëshmor që ra, çdo shtëpi që u shkatërrua, çdo uri e imponuar, çdo britmë e mbytur…
janë borxh mbi qafat tona, që koha nuk do ta shlyejë dhe as tradhtia nuk do ta shuajë.
Por është besëlidhje nga ne dhe premtim mbi ne,
do ta ushqejmë tek fëmijët tanë bashkë me qumështin, do t’ua japim me dhimbjen,
do ta vulosim në gjokset e tyre, do ta gdhendim në ndërgjegjen e tyre siç gdhenden porositë.
Prej tij do të bëjmë flamur që nuk paloset, simbole që nuk ulen.
Nuk do të varroset kurrë me ne, do ta trashëgojmë nga baba tek biri, tek nipi, brez pas brezi.
Hakmarrja jonë nuk harrohet, premtimi ynë nuk thyhet, kujtesa jonë nuk vdes.
Do të vijmë tek ti me gjithçka që kemi, me gjithçka që mundemi, me gjithë zjarrin që na përvëlon:
me pasuritë tona, me pendët tona, me zërat tanë, me demonstratat tona, me shkrimet tona, me refuzimin tonë, me rezistencën tonë.
Do të vijmë, jo për të kërkuar dialog, por për të shpallur llogarinë.
Do të vijmë, jo për të bërë pazare, por për të marrë hak.
Sa për ju, o ju që u pajtuat, heshtët dhe bashkëpunuat…
nuk ka justifikim për ju.
Gjakun nuk e lan heshtja, të drejtën nuk e ndihmon neutraliteti, dhe tradhtia nuk arsyetohet me frikë.
Emrat tuaj do të shkruhen në regjistrin e turpit, jo sepse vratë, por sepse patë vrasjen dhe thatë: “Nuk na takon ne.”
Ndërsa ne, ata që lotojnë e u ndizet bindja,
betohemi të mos falim, të mos harrojmë, të mos pajtohemi.
Betohemi t’i kthejmë gjakut madhështinë, të drejtës zërin dhe tokës dinjitetin.
Takimi ynë nuk është vetëm në shtëpinë e përhershme të Xhenetit,
por edhe në sheshet e betejës,
në ulërimën e pushkëve,
në britmën e tokës,
në çastin kur thyhet pranga, mposhtet tirania dhe shkruhet fitorja me bojë zjarri.
Zëri i lamtumirës dhe premtimi i takimit…
*“Po ju përcjell me lotët e syve,
po ju përcjell dhe ju jeni sytë e mi.
Ju përcjell, ndërsa në zemrën time ka një zjarr
që e ushqen mallëngjimi i vrullshëm.
Ju shoh duke ikur dhe nuk do të ktheheni më,
gati të thërras: O vëllezërit e mi, merrmëni me vete!
Nuk mund të jetoj një jetë ku nuk ju shoh më
me sytë e mi, sepse më keni lënë.
O ju vëllezër në Allahun,
që në fatkeqësi më ishit ndihma më e mirë,
dhe ishit në rrugën me ferra, lule
që aromën e tyre e shpërndanin nga degët e mia.
Nëse nuk takohemi në tokë një ditë
dhe na ndan kupa e vdekjes,
takimi ynë është nesër në shtëpinë e përhershme,
ku i dashuri jeton me të dashurin.”*
✍️ Ajman Xhad
