Xhamia Ayasofya në qytetin e Stambollit ishte mbrëmjen e sotme, të martën, skenë e një tentative për zjarrvënie nga një person me shtetësi të huaj, menjëherë pas përfundimit të namazit të jacisë.
Sipas mediave turke, forcat e sigurisë dhe njësitë e zjarrfikësve arritën të ndërhyjnë shpejt dhe ta vënë zjarrin nën kontroll brenda një kohe të shkurtër, pa shkaktuar dëme të mëdha brenda xhamisë.
Autoritetet janë ende duke zhvilluar hetime intensive për të përcaktuar identitetin e të dyshuarit dhe për ta ndjekur atë pas arratisjes nga vendngjarja sapo kreu krimin.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale, me thirrje për të forcuar masat e sigurisë përreth vendeve të shenjta dhe atyre historike në vend.
