Fundi i epokës së dritës: Pas vdekjes së Friedrich-ut nis vjedhja e dijes islame

Më të lexuarat

Me vdekjen e Friedrich-ut në vitin 1250, vdes edhe përkrahësi më i madh i kërkimit dhe shkencës në Evropë.
Kjo do të ishte një mundësi e artë për Kishën që të ndalojë afrimin e të krishterëve me myslimanët dhe me diturinë e tyre.

Me Friedrich-un, përfundon, në një farë mënyre, periudha e shkëmbimit, dhe ajo zëvendësohet nga një periudhë urrejtjeje të ngurtë.
Kisha konfiskon libra, dorëshkrime dhe modele shkencore nga pronësia private e Friedrich-ut.
Fillon kështu vjedhja më e madhe në historinë e shkencës.

Përveç kësaj, krerët e kishës dëbojnë dijetarët myslimanë nga oborri mbretëror.

Çfarë ka ndodhur vallë?
Perandori i hapur ndaj dijes ka vdekur, dhe kisha e kishte pritur këtë moment.

Misioni im, që të afroj dy kulturat tona, ka dështuar.
Po më dërgojnë përsëri në shtëpi.

Dituria myslimane, e grumbulluar për më shumë se 800 vjet, nuk humbet, por pronësia intelektuale e dijetarëve gjenialë vidhet.
Nuk humbet, por vidhet.

Librat, dorëshkrimet dhe skicat zhduken në errësirë.

Emrat e autorëve humbin.

Vetëm shekuj më vonë, ato të dhëna rishfaqen.
Shkencëtarë evropianë si Leonardo da Vinçi apo Galileo Galilei punojnë mbi rezultate kërkimore të autorëve myslimanë, pa i ditur emrat e vërtetë të autorëve.

Besoj se vetëvlerësimi në hapësirën kulturore islame ka pësuar për shkak të këtij mohimi, sepse as sot Perëndimi nuk është i gatshëm të njohë me të vërtetë arritjet madhështore të kësaj bote kulturore islame.

Edhe sot, shumë myslimanë ndihen inferiorë ndaj botës perëndimore,
edhe pse kjo vjen nga mosnjohja e arritjeve të paraardhësve të tyre.

Sepse nuk e dinë se standardet e sotme në optikë, mjekësi, mekanikë apo matjen e kohës nuk do të ishin të mundshme pa shpikjet e dijetarëve myslimanë.

Po ta kuptonte Perëndimi se sa shumë nga arritjet e qytetërimit të tij kanë buruar nga bota islame,
atëherë dy kulturat do t’ë silleshin me njëra-tjetrën me më shumë respekt.

Libri i diturisë, për të cilin folëm në filmin tonë, në fakt ekziston realisht. Ai ndodhet në një botim pesëvëllimësh.

Universiteti Goethe në Frankfurt është kujdesur që të mbledhë të gjitha objektet që ju i dëgjuat gjatë filmit – dhe shumë të tjera – në këto vepra.

Disa prej tyre janë rindërtuar me përpikmëri, dhe mund të shihen në një ekspozitë në Frankfurt.

Më shumë për këto libra dhe për ekspozitën, mund të gjeni në internet në: www.weltderwunder.de

Epo, këtu përfundon udhëtimi ynë për sot.

Ne nuk do të arrijmë ta zgjidhim konfliktin që ekziston sot mes kulturave, por duke mësuar më shumë për njëri-tjetrin dhe duke u kuptuar më mirë, ndoshta një ditë do të arrijmë.

Pjesë nga Dokumentari Gjerman “Vjedhja e arritjeve të Muslimanëve”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit